Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas vendimit që mori Gjermania për të dërguar tanket Leopard 2 në Ukrainë.

Reklama

Zelensky në rrjetin social në Facebook, ka shkruar se “është falënderues” ndaj kancelarit gjerman Olaf Scholz, transmeton Telegrafi.

“Tanket gjermane, zgjerimit i mbështetjes në fushën e mbrojtjes dhe misioni për trajnim, është një dritë e gjelbër e partnerëve për dërgimin e armëve tjera të ngjashme. Sapo dëgjova për këto vendime të rëndësishme gjatë një bisede telefonike të realizuar me kancelarin gjerman Scholz. I jam falënderues, sikurse të gjithë miqve tanë në Gjermani”, ka shtuar Zelensky.

Pas miratimit nga Berlini për dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, reagon ministri ukrainas i Mbrojtjes: Faleminderit popullit gjerman Pas miratimit nga Berlini për dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, reagon ministri ukrainas i Mbrojtjes: Faleminderit popullit gjerman

E para tij ka reaguar edhe ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, i cili tha se tanket gjermane Leopard 2 do të duken “bukur” në Ukrainë.

Reklama
Reklama

Në anën tjetër, sonte presidenti amerikan Joe Biden pritet t’i drejtohet opinionit lidhur me situatën në Ukrainë, ku edhe pritet të bëhet i ditur vendimi për dërgimin e tankeve Abrams. /Telegrafi/