Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se dëshiron të punojë “drejtpërdrejt” me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke shtuar se është i hapur ndaj ideve të tij.
“Sigurisht që ne do të punojmë me Trumpin. Unë dua të punoj drejtpërdrejt me të”, tha Zelensky.
“Dua të ndaj me të idetë dhe dua të dëgjoj prej tij idetë e tij,” shtoi ai.
Bëhet e ditur se Shtetet e Bashkuara janë ofruesi i vetëm më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën.
Sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së, qeveria ka kontribuar me 64.1 miliardë dollarë në përpjekjet luftarake të Ukrainës që kur Rusia nisi agresionin në shkurt 2022.
Zelensky i cilësoi bisedat e tij me Trumpin gjatë një vizite në New York në shtator si “të ngrohta, të mira, konstruktive”, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Ai tha se diskutimet ishin një “hap i rëndësishëm”, por se do të nevojiteshin bisedime më të detajuara “derisa të projektohet një plan real ku Ukraina është e fortë”.
Ndër tjera, presidenti ukrainas vuri në dukje se shefi i tij i shtabit, Andriy Yermak, do të udhëtonte në SHBA sa më shpejt të jetë e mundur për takime, duke përfshirë takime me të emëruarin e Trumpit si i dërguar special në Ukrainë, Keith Kellogg.
Siç raportohet, Kellogg favorizon një armëpushim dhe bisedime paqeje midis Moskës dhe Kievit, të cilat do të përfshinin garanci sigurie për Ukrainën për t’u mbrojtur nga pushtimet e ardhshme ruse.
Udhëheqësi ukrainas shtoi se ai do të donte që Trump të ketë sukses dhe që SHBA të “luajë një nga pjesët më vendimtare” në përfundimin e luftës.
Ndryshe, përpara se të fitonte zgjedhjet, Trump vazhdimisht pretendonte se lufta Rusi-Ukrainë nuk do të kishte nisur nëse ai do të kishte qenë president.
Ai u zotua gjithashtu se do t’i jepte fund luftës, ndonjëherë edhe duke pretenduar se do të ndalonte konfliktin shumëvjeçar përpara se të merrte detyrën.
Në korrik, ai tha se mund ta zgjidhte konfliktin brenda një dite, pa ofruar detaje të mëtejshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 – sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Një cisternë nafte dhe një anije mallrash përplasen në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar – shpërthen zjarr në të dyjat

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa