LAJMI I FUNDIT:

Zelensky bën thirrje për më shumë presion ndaj Rusisë pas takimit me Johnsonin në Kiev

Zelensky bën thirrje për më shumë presion ndaj Rusisë pas takimit me Johnsonin në Kiev

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky po bën thirrje për “presion edhe më të madh” ndaj Rusisë me ndihmën e ukrainasve në “mbrojtje, si dhe sanksione”.

Zelensky i bëri komentet gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ku ky i fundit ishte për një vizitë të papritur në Kiev, raporton cnn.

Vendet e tjera duhet të ndjekin shembullin e Mbretërisë së Bashkuar, tha Zelensky, duke shtuar se është koha “për të vendosur një embargo të plotë ndaj sektorit energjetik të Rusisë, për të rritur furnizimin me armë për Ukrainën”.


“Ne duhet të forcojmë më tej koalicionin tonë kundër luftës. Shpresojmë që Londra të luajë një rol kyç në këtë proces”, tha ai.

Nga ndihma ushtarake dhe huatë multimilionëshe - përfundon vizita befasuese e Johnsonit në Kiev
Lexo po ashtu Nga ndihma ushtarake dhe huatë multimilionëshe - përfundon vizita befasuese e Johnsonit në Kiev

Zelensky tha se të dy liderët biseduan edhe për rindërtimin e Ukrainës, “Së bashku, ne do të rindërtojmë vendin dhe qytetet tona”.

Ndryshe, Johnson ka premtuar ndihma të reja ushtarake si dhe hua multimilonëshe për rindërtimin e Ukrainës. /Telegrafi/

https://twitter.com/Sheva__Bondar/status/1512859466336772101

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori