LAJMI I FUNDIT:

Zelenikovë, mësimdhënësit kilometra në këmbë për të arritur në shkolla (Video)

Zelenikovë, mësimdhënësit kilometra në këmbë për të arritur në shkolla (Video)

Prej vitit 2011 Komuna e Zelenikovës nuk ka paguar asnjë denar për transportin e 6 mësimdhënësve të cilët punojnë në fshatrat Smesnicë, Dikavec, Gumalevë, Tisovicë dhe Vërzhallë. Transporti i tyre është i organizuar vetëm deri në Zelenikovë dhe fshatin Strugudicë, ndërsa më pas mësuesit janë të detyruar që në këmbë, me tren ose në formë tjetër të arrijnë deri në shkollat ku ligjërojnë. Mësimdhënësit shprehen të revoltuar.

“Asnjëherë nuk i janë përmbajt ligjit ata, e kanë bë si paushall njëfarë pagese se ligji është konkret, aty shkruan me kilometra se sa duhet me pagu në kilometër, mirëpo e kanë marr një mesatare, afër 2600 denarë.. Prej vitit 2011, a çdo herë i kemi mar ato pagesa, mirëpo si erdhi garnitura, konkretisht i prefektit me ëmër dhe mbiemër Vele Gruevski edhe drejtoresha Daniella, do ti konkretizoj emrat që të dihet sepse ka pas ndryshime në drejtori”, hotë Mexhit Etemi, mësues në fshatin Smesnicë.

Mësuesi Sefedin Dushkaja për çdo ditë udhëton nga Hasabegu për në Smesnicë. Ai thotë se transporti hekurudhor është zgjidhja e vetme për të arritur deri në fshat, mirëpo edhe për këtë transport ata paguajnë nga xhepi i tyre.


Nga Komuna e Zelenikovës thonë se rastin me mos pagesën e mësimdhënësve do të shqyrtojnë së shpejti. Në shkollën periferike “Marko Cepenkov” të fshatit Smesnicë mësojnë 19 nxënës në paralele të kombinuara.

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori