LAJMI I FUNDIT:

Zelanda e Re vihet në alarm nga epidemia e fruthit

Zelanda e Re vihet në alarm nga epidemia e fruthit
Foto: Ilustrim

Me 22 raste të konfirmuar, epidemia e fruthit në Zelandën e Re konsiderohet më e renda prej vitesh të tëra.

Qyteti i tretë më i madh i vendit, Christchurch është më i prekuri dhe autoritetet e pranojnë se sëmundja po qarkullon pa fre mes popullsisë në një kohë kur ka mungese vaksinash.


Ata paralajmërojnë se rastet mund të shtohen në ditët dhe javët në vazhdim.

Sipas The Gurdian, prindërit po jetojnë me friken se fëmijët e tyre mund të preken nga sëmundja, përgjithësish, bebet mund ta bëjnë vaksinën e fruthit kur mbushin 12 muajsh, që do të thotë se foshnjat janë më të cenueshmet nga fruthi në Christchurch ku vaksinat mungojnë, përcjell TCH.

”Nuk e kuptoj perse kemi mbërritur në këtë pike”, thotë një nënë e shqetësuar, Hayley Vogel.

Rastet e fruthit po rriten në të gjithë botën, duke pushtuar edhe kombe të pasura si Shtetet e Bashkuara apo Gjermania ku ka prindër që kanë hequr dorë vetë nga vaksinat për arsye fetare apo shqetësimet se vaksinat kundër fruthit, shytave dhe rubeoles, apo siç njihen ndryshe MMR mund të shkaktojnë autizëm. Shkencëtarët i hedhin poshtë të tilla pretendime. /Telegrafi/