LAJMI I FUNDIT:

Zekiri: OBRM-PDUKM-ja të del nga bërthama e Gruevskit dhe të deklarohet nëse është për BE dhe NATO (Video)

Zekiri: OBRM-PDUKM-ja të del nga bërthama e Gruevskit dhe të deklarohet nëse është për BE dhe NATO (Video)

“Udhëheqja e OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoski duhet të dalin nga bërthama e Nikolla Gruevskit dhe në mënyrë të qartë të thonë se nëse janë për BE dhe NATO apo janë kundër”.

Këtë sot e deklaroi nënkryetari dhe deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Zgjidhja është e qartë. Vendimi është ose BE dhe NATO ose izolim dhe pasiguri. Nëse janë për BE dhe NATO tash është momenti kur duhet të heqin dorë nga kërkesat për amnistinë e Gruevskit dhe bashkëpunëtorët e tij dhe t’u bëjnë thirrje deputetëve të OBRM-PDUKM-së ta respektojnë vullnetin e qytetarëve në Kuvend”, deklaroi Zekiri.

Ai ceki se asnjëherë në 20 vitet e kaluara asnjë ide politike nuk ka marrë përkrahje të madhe nga qytetarët dhe shtoi se mbi 600 mijë vota kanë dhënë mesazh të qartë se janë për të ardhme në BE dhe NATO.

“Tash është momenti të gjithë deputetët, posaçërisht deputetët e OBRM-PDUKM-së, ta ndjekin këtë vullnet të shprehur në mënyrë të qartë e 600 mijë qytetarëve që janë për BE dhe NATO”, theksoi Zekiri.

Ai shtoi se të gjitha parametrat ekonomik në mënyrë precize tregojnë se procesi i përafrimit drejt BE-së dhe NATO-s pozitivisht ndikon ndaj ekonomisë.

“Nëse Mickoski dhe kryesia e OBRM-PDUKM-së vazhdojnë të shpikin kërkesa jologjike, është e qartë se dëshirojnë të bllokojnë rrugën e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s dhe ta kthejnë vendin në izolim dhe pasiguri”, deklaroi Zekiri.

Zekiri tha se janë në komunikim të vazhdueshëm me deputetët e OBRM-PDUKM-së me qëllim të sigurojnë dy të tretën në Kuvend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori