LAJMI I FUNDIT:

Zeka: Të angazhohemi për luftimin e trafikimit të paligjshëm të armëve

Zeka: Të angazhohemi për luftimin e trafikimit të paligjshëm të armëve

Grupi Punues për Armët e Vogla dhe të Lehta , ka mbajtur takimin e radhës, ku është prezantuar udhërrëfyesi për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për posedimin e paligjshëm, keqpërdorimin dhe trafikimin e armëve të vogla dhe të lehta në Ballkanin Perëndimor, brenda vitit 2024.

Takimin e hapi koordinatori Kombëtar për Armë të Vogla dhe Lehta, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka.


Në takim u diskutua për procesin e shkatërrimit të armëve, ku u dakorduan për angazhime dhe koordinimin ndërinstitucional, për të realizuar shkatërrimin e armëve sipas planifikimeve gjatë këtij viti.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Punëve të Brendhsme, legalizimi i armëve ishte njëra nga temat kryesore që u diskutuara, ku u theksua se Udhëzimi Administrativ për legalizim është në fazën e konsultimit publik dhe pritet që të kalojë fazat e nevojshme, në mënyrë që procesi i legalizimit të mund të fillojë në muajin tetor të këtij viti.

Me këtë rast, zëvendësministri Zeka theksoi se duhet të gjithë bashkërisht të angazhohemi për luftimin e trafikimit të paligjshëm të armëve dhe municionit në Kosovë, në kuadër të iniciativës për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Objektiv kryesor brenda vitit 2023 është që të garantohet miratimi i legjislacionit për kontrollin e armëve, plotësisht i harmonizaur me kuadrin rregullator të BE-së dhe detyrimet e tjera ndërkombëtare përkatëse të standardizuara me të gjithë rajonin”, tha zëvendësministri Zeka.

Duke u bazuar në deklaratën e përbashkët nga takimi i mbajtur në Podgoricë për angazhimin për luftimin e trafikimit të paligjshëm të armëve dhe municionit në Ballkanin Perëndimor, Republika e Kosovës e ka bërë prioritet implementimin e këtyre obligimeve dhe u konstatua se Republika e Kosovës gjatë 10 viteve të fundit ka arritur progres të çmueshëm në fushën e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta dhe që nga viti 2008 është duke implementuar strategjia dhe plani i veprimit për AVL.

Në fund të takimit të gjithë pjesëmarrësit u dakorduan për shtim të dinamikës së punës dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, me qëllim të përcaktimit të prioriteteve dhe projekteve

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori