LAJMI I FUNDIT:

Zeka: Qeveria ta ketë prioritet hartimin e strategjisë kombëtare për zhvillim ekonomik

Zeka: Qeveria ta ketë prioritet hartimin e strategjisë kombëtare për zhvillim ekonomik

Prioriteti kryesor për Qeverinë e re të Kosovës është hartimi i një strategjie kombëtare për zhvillimin ekonomik që i ka munguar vendit.

Kështu është shprehur drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK), Arian Zeka në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

“Prioriteti kryesor sipas nesh për Qeverinë e re të Kosovës është hartimi i një strategjie nacionale për zhvillimin ekonomik që i ka munguar vendit. Me prioritet e shohim plotësim ndryshimin e Ligjit për Investime Strategjike”, tha Zeka.

Ai theksoi se kanë adresuar 50 rekomandime për katër vitet e qeverisjes së ardhshme, të cilat siç tha ai pret të merren në konsideratë.

“Një pjesë e këtyre rekomandimeve lidhen për zhvillimin ekonomik, dhe një pjesë e tyre për sektorin privat që në këtë kohë pandemia COVID-19 nuk është që kanë pasur mbështetjen e duhur”, shtoi ai.

Zeka në këtë takim kërkoi që Komisioni parlamentar dhe Kuvendi të shtoj dinamikën e punës për krijimin e ligjeve që lidhen me nxitjen e investimeve. /Telegrafi/