LAJMI I FUNDIT:

Zeka: Jap dorëheqje nëse prokuroria më nxjerr fajtor për mashtrime me viza (Video)

Zeka: Jap dorëheqje nëse prokuroria më nxjerr fajtor për mashtrime me viza (Video)

Deputeti i NISMA Socialdemokrate, Milaim Zeka ka thënë se deputetët e LDK-së dhe Vetëvendosjes, duke falsifikuar nënshkrimet, kanë bërë vepër penale dhe ata duhet të japin dorëheqje. Ndërsa, për veten ka thënë se do të dalë i pafajshëm në procesin gjyqësor që po zhvillohet kundër tij, nën akuzën për mashtrim me viza.

“Ata [deputetët e LDK-së dhe Vetëvendosjes] duhet të japin dorëheqje, para se të vijë dorëheqja morale nga deputeti Blerim Kuçi”.


Zeka në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se refuzimi që iu bë Kosovës për liberalizimin e vizave ka të bëj me problemet e brendshme që kanë vendet e BE-së.

“Na kanë thënë të presim deri në zgjedhjet e Bayernit sepse atje është një parti që ka qëndrim kundër të huajve”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i NISMA Socialdemokrate ka thënë se BE-ja po ndikohet nga propaganda serbe se gjoja Kosova është një vend islamik.

“Vet zëvendësministri serb e tha se nëse Kosova do të bëhej pjesë e INTERPOL-it, ky institucion do të binte në duart e njerëzve të ISIS-it në Kosovë”.

Zeka thotë se deri më tani i vetmi që ka thyer mitin e Serbisë se Kosova është gjoja vend islamik, ishte Ibrahim Rugova.

Milaim Zeka ka thënë se ai do të jepte dorëheqje, nëse prokuroria do ta nxirrte atë fajtor për mashtrime me viza.

Të përjujtojmë se në Gjykatën Themelore në Prishtinë po yhvillohet procesi gjyqësor ndaj Milaim Zekës, Ilir Krasniqit dhe Edmond Kërliut, të cilët akuzohen për mashtrim e pastrim parash./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori