LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i LVV-së i quan të kota dhe të mërzitshme reagimet e Thaçit dhe Hotit për ministrat serbë

Zëdhënësi i LVV-së i quan të kota dhe të mërzitshme reagimet e Thaçit dhe Hotit për ministrat serbë

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu i ka quajtur të mërzitshme dhe të kota reagimet e presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Avdullah Hoti në lidhje me deklaratat e ministrave serbë.

Kryeziu ka thënë se reagimet e krerëve të shtetit janë katër ditë me vonesë, transmeton Telegrafi.

“Për deklaratën e Daçiq (1 tetor), që ishte kërcënim publik ndaj serbëve që kanë gatishmëri për të treguar vendndodhjen e varrezave masive të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës, Hoti tha se është shpërfaqje e “mungesës së thellë të respektit” për viktimat e luftës dhe familjet e tyre. Thua se gjithçka tjetër është në rregull me ish-zëdhënësin e Millosheviçit, kërkim faljen e ka bërë, distancimi nga e kaluara ka ndodhë, por vetëm kohë pas kohe i “mungon respekti” për viktimat e shkaktuara nga Serbia”, thuhet në reagimin e Kryeziut.

Për më shumë, reagimi i plotë:

“Pesë, përkatësisht katër ditë me vonesë vinë edhe reagimet e krerëve të shtetit, Hoti e Thaçi, në lidhje me deklaratat e Daçiq dhe Vulin. Njëra shterpë, e mërzitshme dhe e kotë, tjetra sa për sy e faqe dhe e shkurtër aq sa nuk e sfidon as kufizimin e karaktereve të lejura në platformën Tëitter (265 karaktere nga 280 sa është totali i lejuar).

Në reagimin e tij, Hoti sikur për qëllim kishte amortizimin e deklaratave të Vulin e Daçiq e jo reagimin dinjitoz. Hoti u kufizua në gjuhë të përgjithshme dhe retorike.

Për deklaratën e Daçiq (1 tetor), që ishte kërcënim publik ndaj serbëve që kanë gatishmëri për të treguar vendndodhjen e varrezave masive të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës, Hoti tha se është shpërfaqje e “mungesës së thellë të respektit” për viktimat e luftës dhe familjet e tyre. Thua se gjithçka tjetër është në rregull me ish-zëdhënësin e Millosheviçit, kërkim faljen e ka bërë, distancimi nga e kaluara ka ndodhë, por vetëm kohë pas kohe i “mungon respekti” për viktimat e shkaktuara nga Serbia.

Kurse, për përdorimin e termeve fyese të Vulinit për shqiptarët (2 tetor), asnjë reagim e adresim konkret. Ndonëse një gjuhë e tillë raciste, fyese e diskriminuese përfaqëson mentalitet fashist të Serbisë të pandryshuar në raport me shqiptarët e Kosovës edhe tash e 21 vjet që nga përfundimi i luftës, 20 vjet nga rrëzimi nga pushteti i Millosheviçit, 12 vjet nga pavarësia, 9 vjet nga fillimi i dialogut të Brukselit dhe 1 muaj pas takimit të Ëashingtonit.

Megjithatë dhe pavarësisht, Kosova sipas Hotit e Thaçit, është e palëkundur për vazhdimin e Dialogut edhe atë pa përmendur as edhe një kushtëzim, e larg qoftë reciprocitet”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të bërë në Facebook.

Daçiq, së voni, ka bërë disa deklarata, që në Kosovë janë konsideruar si kërcënuese për serbët që i bëjnë të ditura lokacionet e shqiptarëve të varrosur në territorin e Serbisë.

“Mos u merrni me amerikanët, gjermanët, turqit dhe gjithë të tjerët. Çfarë të bëjmë me serbët, të cilët flasin budallallëqe të ndryshme, iu tregojnë shqiptarëve dhe kroatëve se ku janë të varrosur shqiptarët në gjithë Serbinë”, ka thënë Daçiq, për një televizion në Serbi.

Vulin, në anën tjetër, duke reaguar ndaj një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë, që Porti i Durrësit t’i takojë Kosovës, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vazhdon me përpjekjet e tij për të krijuar një “Shqipëri të Madhe”.

Vulin, duke iu drejtuar shqiptarëve me termin pezhorativ dhe nëncmues “shiptari”, ka thënë se vetëm serbët e bashkuar mund ta ndalojnë formimin e “Shqipërisë së Madhe”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori