LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i Speciales: Derisa aktakuza nuk është bërë publike, ajo mbetet konfidenciale

Zëdhënësi i Speciales: Derisa aktakuza nuk është bërë publike, ajo mbetet konfidenciale

Në zyret e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, arritën gjatë ditës së sotme edhe dosje të tjera sekrete, që përmbajtja e tyre supozohet se lidhet me Gjykatën Speciale.

Nga OVL e UÇK-së, personi i cili solli dosjet, u emërua si ”Rrufeja 3”, meqë sipas tyre, i njëjti kishte intensitet më të shpejtë në kryerjen e këtij veprimi.


Madje nga Organizata e Veteranëve u tha se në dosjet e ”Rrufesë” përmenden edhe figura dhe emra si dhe ngritje të aktakuzave.

Lidhur me këtë, në një përgjigje për klankosova.tv, Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyle, mohon të jetë ngritur ndonjë aktakuzë.

”Deri më tani asnjë aktakuzë nuk është bërë publike, dhe derisa një aktakuzë të bëhet publike ajo mbetet konfidenciale, së bashku me procedurat në lidhje me rishikimin e saj”.

Në dosjet e dorëzuara përmenden emrat si: Azem Syla, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi – si të akuzuar potencialë, ndërsa nga Dhoma e Specialzuar japin detaje se si ndikon kjo në procedura drejt vendimit.

Doyle thotë se sipas rregulloreve për Dhomat e Specializuara, ligji parasheh masa mbrojtëse edhe për dëshmitarët por edhe viktimat.

Specialja lavdëron gazetarët që nuk publikuan dosjet, akuzon OVL-në për “minim të drejtësisë”
Lexo po ashtu Specialja lavdëron gazetarët që nuk publikuan dosjet, akuzon OVL-në për “minim të drejtësisë”

”Neni 23 i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar së bashku me dispozitat e Rregullores së Procedurës dhe Provave parashikojnë masa mbrojtëse për të siguruar sigurinë, mirëqenien fizike dhe psikologjike, dinjitetin dhe privatësinë e dëshmitarëve dhe viktimave”.

Sipas tij, mbrojtja e dëshmitarëve është përparësia më e lartë e Dhomave të Specializuara, njofton Klan Kosova.

”Mbrojtja e dëshmitarëve është përparësia më e lartë për Dhomat e Specializuara. Një njësi e specializuar merret me mbrojtjen dhe mbështetjen e dëshmitarëve”.

”Gjyqtarët gjithashtu mund të urdhërojnë një sërë masash mbrojtëse për dëshmitarët, të tilla si caktimi i pseudonimeve dhe përdorimi i shtrembërimit të zërit ose fytyrës”.

Nëse këto masa shkelen, Michael Doyle pohon se kryesit dënohen ashpër sipas dispozitave të Kodit Penal të Kosovës.

”Shkeljet e masave mbrojtëse të urdhëruara nga gjykata janë vepra kundër administrimit të drejtësisë, të cilat dënohen ashpër sipas dispozitave të Kodit Penal të Kosovës”, tha Michael Doyle.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori