LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i PDK-së: Çka ndodhi me Murat Jasharin, nëse Osmani është kandidatja e LVV-së për presidente

Zëdhënësi i PDK-së: Çka ndodhi me Murat Jasharin, nëse Osmani është kandidatja e LVV-së për presidente

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka thënë se kalimi i Vjosa Osmanit në Lëvizjen Vetëvendosje do të zbulojë një teori të për për përçarje e shkatërrim të oponentëve politik.

Bytyçi pyet se çfarë ndodhi me Murat Jasharin, pasi Vjosa Osmani është kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për Presidente.

“Jam bindur se nëse dikush e studion rastin e kalimit të Vjosa Osmanit në Lëvizjen Vetëvendosje në mënyrë të mirëfilltë, do të zbuloj një teori të re politike për inflitrim, përçarje dhe shkatërrim të oponentëve politik. Lufta e Trojës më nuk do të jetë referencë për taktizime, por Vjosa e Albinit. Edhe nëse Vjosa Osmani është kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për Presidente, çka ndodhi me Murat Jasharin? Kërkoj falje se harrova, edhe ai është i Drenicës”, shkruan Bytyçi.

Ndryshe, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur sot rreth kërkesës së Enver Hoxhajt, kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër për një debat televiziv.

Kurti në një konferencë për media tha se në Kosovë ka garë të ashpër mes dy partive të vjetra për vendin e dytë.

“…Është e vërtetë sepse është evidente, se në Kosovë ka një garë të ashpër mes dy partive të vjetra. Kjo garë është për vendin e dytë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Në atë garë, as unë, as zonja presidente as s’kemi çka bëjmë e çka kërkojmë”, u  shpreh Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori