LAJMI I FUNDIT:

Kurti injoron ftesën e Hoxhajt për debat televiziv, thotë se kjo garë është mes partive të vjetra për vendin e dytë

Kurti injoron ftesën e Hoxhajt për debat televiziv, thotë se kjo garë është mes partive të vjetra për vendin e dytë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur sot rreth kërkesës së Enver Hoxhajt, kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër për një debat televiziv.

Kurti në një konferencë për media tha se në Kosovë ka garë të ashpër mes dy partive të vjetra për vendin e dytë.


Hoxhaj thotë se PDK do të jetë partia më e votuar në zgjedhje, fton Kurtin për përballje në pesë debate televizive
Lexo po ashtu Hoxhaj thotë se PDK do të jetë partia më e votuar në zgjedhje, fton Kurtin për përballje në pesë debate televizive

“…Është e vërtetë sepse është evidente, se në Kosovë ka një garë të ashpër mes dy partive të vjetra. Kjo garë është për vendin e dytë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Në atë garë, as unë, as zonja presidente as s’kemi çka bëjmë e çka kërkojmë”, u  shpreh Kurti.

Ndryshe, kandidati i PDK-së, Enver Hoxhaj ka ftuar kreun e LVV-së, Albin Kurtin që të përballet me të në pesë debate televizive.

Hoxhaj ka thënë se me debate të tilla do të kenë mundësi të tregojnë se kush është më i përgatitur për zgjedhje, dhe se PDK do të jetë partia më e votuar në këto zgjedhje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori