Zbulon mënyrën e "përkryer" për t'i shmangur pyetjet e gazetarëve, kryeministri tajlandez sjell figurën e tij prej kartoni - "pyeteni atë për gjithçka" (Video)

Në tentim që t'i shmang pyetjet e gazetarëve, kryeministri tajlandez Prayuth Chan-ocha, ka sjellë para gazetarëve një figurë të tij prej kartoni duke iu drejtuar të pranishmëve që të gjitha pyetjet t'ia bëjnë "atij".
Kryeministri tajlandez ka marrë pjesë në shënimin e ditës së fëmijëve në Bankok, dhe në një moment kishte sjellë para gazetarëve një figurë të tij prej kartoni, ku më pas mbajti fjalimin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pa pranuar t'i përgjigjet as edhe një pyetje, transmeton Telegrafi.
Chan-ocha që erdhi në pushtet pas puçit në vitin 2014, vazhdimisht i shmanget gazetarëve gjatë konferencave për media.
Ai në të kaluarën kishte kërcënuar edhe me vdekje ata "gazetarëve që e pyesnin shumë", kurse në një rast një gazetar e kishte goditur me lëvore të bananes. /Telegrafi/


















































