Zbulohet 'sozia' e Dua Lipës, modelja Brittany Xavier duket identike me këngëtaren shqiptare

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, është pa diskutim një prej emrave më të pëlqyer të momentit në tregun ndërkombëtar.
Sukseset dhe fatin e saj duan ta kenë të gjithë, në veçanti fansat e zjarrtë të cilët bëjnë çdo që është e mundur që të duken si Dua.
Por, mesa duket, një vajzë në planet e ka fatin që të duket krejtësisht si artistja shqiptare, të paktën për nga dukja e jashtme.
Është kjo modelja e njohur amerikane, Brittany Xavier, e cila ngjason vërtet shumë me këngëtaren shqiptare, Dua Lipa.
Po të shikosh me vëmendje fotografitë e saj në rrjetin social Instagram, vëren se në çdo imazh që ajo publikon, duket sikur të ishte Dua.
Këtë ia thonë edhe ndjekësit e saj, të cilët i shkruajnë në koment se njerëzit mund ta ngatërrojnë lehtësisht në rrugë me këngëtaren e famshme.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Dua mesa duket nuk ka dijeni për ekzistencën e saj, pasi nuk është parë ndonjëherë të publikojë një fotografi të saj, apo ta ndjekë në rrjetet sociale.
Në vazhdim, ju sjellim disa fotografi të modeles amerikane Brittany Xavier, dhe ngjashmëritë e saj me artisten Dua Lipa. /Telegrafi/
































































