LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet skandali i Milanit me biletat për tifozët e Fiorentinës

Zbulohet skandali i Milanit me biletat për tifozët e Fiorentinës

Vetëm 200-300 tifozë të Fiorentinës thuhet se do të jenë në stadiumin San Siro të dielën, pas ‘gabimit’ të Milanit në shitjen e biletave.

Drejtori i Fiorentinës, Joe Barone, sulmoi klubin kuqezi, duke thënë se ata kishin treguar mungesë respekti duke lejuar tifozët e tyre të blinin bileta për sektorin mysafirë në San Siro për ndeshjen e së dielës midis Milanit dhe Fiorentinës.

Sipas gazetës La Repubblica, vetëm 200-300 tifozë të Fiorentinës do të jenë në sektorin mysafir të dielën, ndërsa pjesa tjetër e stadiumit, i cili do të shitet me mbi 75 mijë tifozë, do të jetë i ngjyrosur kuqezi.


Milani nxori në shitje të gjitha biletat pa kufizime, kështu që tifozët e tyre u lejuan të blinin bileta hyrje edhe në sektorin e dedikuar për tifozët e Fiorentinës.

Barone nuk ishte i vetmi që bëri të dëgjohet zëri i tij, pasi edhe Accvc dhe Atf, dy grupet që mbledhin ultrasit e Fiorentinës, kanë protestuar me deklarata zyrtare.

“Situata është mjaft e pabesueshme pasi tifozët e Milanit blenë bileta për sektorin mysafir pasi pjesa tjetër e stadiumit u shit”.

“Shumë tifozë të Fiorentinës kanë organizuar udhëtimin e tyre, duke pritur për të blerë biletat e tyre, me shpresën për të gjetur një zgjidhje për këtë histori të keqe”, thuhet në reagimin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t'u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United

Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t'u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United

Ligat tjera
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Man City - Real Madrid: Ancelotti starton me befasi në mbrojtje, nuk dorëzohet në sulm - formacioni zyrtar

Man City - Real Madrid: Ancelotti starton me befasi në mbrojtje, nuk dorëzohet në sulm - formacioni zyrtar

Liga e Kampionëve
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori