Çfarë ndikon më shumë në gjatësinë e jetës, është një pyetje që ka intriguar specialistët mjekësorë për më shumë se një shekull. Në dekadat e fundit është krijuar një mendim se jetëgjatësia dhe shëndeti janë të shkruar në gjenet tona.
Megjithatë, një studim i ri, i publikuar në revistën prestigjioze Nature Medicine, ka treguar se gjenet përbëjnë një pjesë më të vogël të ‘puzzle’ të jetëgjatësisë sesa është besuar deri tani. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se vendimet tona të jetës kanë një ndikim më të madh në gjatësinë e jetës se sa trashëgimia gjenetike.
Studimi u krye në një kampion të madh Studimi përdori të dhënat nga UK Biobank, një bazë të dhënash e madhe në Mbretërinë e Bashkuar që përmban të dhëna të detajuara shëndetësore dhe jetësore për rreth 500 mijë njerëz. Të dhënat përfshinin informacione gjenetike, karta shëndetësore, pamje të skanimeve dhe informacione mbi mënyrën e jetesës. Në një pjesë të veçantë të kërkimit, shkencëtarët përdorën të dhënat e mbi 45 mijë pjesëmarrësve, mostrat e të cilëve të gjakut iu nënshtruan një “analize proteomike”.
Profilizimi proteomik është një teknikë relativisht e re që studion ndryshimet në proteina në trup gjatë kohës për të përcaktuar moshën biologjike të personit; me fjalë të tjera, sa vjetër është trupi në të vërtetë, pavarësisht moshës kronologjike, transmeton Telegrafi.
Faktorët mjedisorë dhe markerët gjenetikë Shkencëtarët analizuan 164 faktorë të ndryshëm mjedisorë, si dhe markerë gjenetikë të lidhur me sëmundjet. Këta faktorë mjedisorë përfshinin zakonet e jetesës (p.sh. pirjen e duhanit, aktivitetin fizik), faktorë shoqërorë (kushtet e jetesës, të ardhurat e familjeve, punësimi) dhe faktorë nga fëmijëria, si gjatësia dhe pesha trupore në fëmijëri.
Më pas, studiuesit kërkuan lidhje midis gjenetikës, mjedisit dhe 22 sëmundjeve të mëdha të lidhura me plakjen (siç janë sëmundjet koronare të zemrës dhe diabeti i tipit 2), vdekshmërisë dhe plakjes biologjike (e përcaktuar nga profilizimi proteomik). Analiza e tyre u mundësoi të vlerësonin kontributin relativ të faktorëve mjedisorë dhe gjenetikës në procesin e plakjes dhe rrezikun e vdekjes të parakohshme.
Çfarë zbuluan ata? Sa i përket vdekshmërisë e lidhur me sëmundjet, siç pritej, mosha në momentin e realizimit të studimit dhe gjinia shpjegonin rreth gjysmën e ndryshimeve në jetëgjatësinë e pritur. Por zbulimi kyç ishte se faktorët mjedisorë së bashku shpjegonin rreth 17 për qind të ndryshimeve në jetëgjatësi, ndërsa gjenetika më pak se 2 për qind.
Ky rezultat mbështet fuqishëm tezën se “kujdesi” është më i rëndësishëm se “natyrshmëria” kur bëhet fjalë për jetëgjatësinë. Faktorët mjedisorë kanë një ndikim shumë më të madh në shëndet dhe gjatë jetës se sa gjenetika.
Dallimet e ndikimit për çdo sëmundje
Siç pritej, raportet e ndikimit ndryshonin nga sëmundja në sëmundje. Faktorët mjedisorë kishin ndikimin më të madh në sëmundjet e mushkërive, zemrës dhe mëlçisë, ndërsa gjenet kishin rolin më të madh në rrezikun për kancerin e gjirit, vezoreve, prostatës dhe demencën. Ndikimi më i madh negativ në vdekjen e parakohshme dhe plakjen biologjike ishte i lidhur me pirjen e duhanit, statusin socioekonomik të ulët, mungesën e aktivitetit fizik dhe kushtet e këqija të jetesës.
Një nga gjetjet interesante të studimit ishte se një lartësi më e madhe trupore në moshën dhjetë vjeçare ishte e lidhur me një jetëgjatësi më të shkurtër. Edhe pse kjo mund të duket befasuese, është në përputhje me kërkime të mëparshme që kanë treguar se njerëzit më të gjatë jetojnë zakonisht më pak.
Për më tepër, rezultatet treguan se masa më e madhe trupore në fëmijëri dhe ekspozimi ndaj pirjes së duhanit nga ana e nënës gjatë shtatzënisë ose menjëherë pas lindjes gjithashtu ishin të lidhura me jetëgjatësi më të shkurtër.
Ndikimi i ushqimit
Një nga befasitë më të mëdha të studimit ishte zbulimi se nuk kishte një lidhje të qartë midis ushqimit dhe markerëve të plakjes biologjike, të paktën sipas rezultateve të profilizimit proteomik. Kjo është në kundërshtim me një numër të madh studimesh të mëparshme që kanë treguar se ushqimi ka një ndikim të madh në rrezikun e sëmundjeve kronike dhe jetëgjatësinë.
Megjithatë, ekzistojnë disa shpjegime për këtë gjetje. Së pari, mund të jetë që madhësia e kampionit në këtë pjesë të studimit nuk ka qenë e mjaftueshme për të zbuluar lidhjen e vërtetë midis ushqimit dhe plakjes biologjike. Përveç kësaj, të dhënat për ushqimin u grumbulluan vetëm një herë dhe mbi bazën e vetëvlerësimit, çka mund të zvogëlojë saktësinë e tyre. Më në fund, marrëdhënia midis ushqimit dhe jetëgjatësisë është shumë komplekse dhe e vështirë për t’u ndarë nga faktorët e tjerë të jetës. Për shembull, njerëzit që nuk pinë duhan dhe janë aktivë shpesh ushqehen gjithashtu më shëndetshëm.
Autorët theksojnë se, megjithatë, përkundër këtij gjetjeje, mund të thuhet me siguri se ajo që hamë është një nga themelet më të rëndësishme të shëndetit dhe jetëgjatësisë.
Kufizimet e mundshme të studimit
Autorët pranojnë se studimi mund të ketë nënvlerësuar rolin e gjenetikës në jetëgjatësi. Është e rëndësishme të merren parasysh se gjenetika dhe mjedisi nuk veprojnë veçmas. Rezultatet shëndetësore formohen nga ndërveprimi i tyre, dhe ky studim mund të mos e ketë kapur plotësisht kompleksitetin e këtyre ndërveprimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Ndryshoni mentalitetin, përgatituni për të keqen" - Evropa përgatit qytetarët e saj për luftë

"Ukraina mund të ndahet si Gjermania pas luftës", deklarata e të dërguarit të Trumpit trazon ujërat

Përfundon takimi mes Putinit dhe të dërguarit të Trumpit - detajet e para

"Alarm për luftë" - Gjermania nis ndërtimin e bunkerëve për t'u mbrojtur nga shpërthimet bërthamore

Ukrainasit përdorin interceptorë për të rrëzuar dronët kamikazë iranianë dhe rusë

"Gaza është ferr në tokë, po i mbarojnë furnizimet", Kryqi i Kuq bën thirrje për ndihmë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Katër ditë para seancës, LVV në kërkim të numrave - mungojnë dy vota për qeverinë e re

Trump kishte pesë qëllime me tarifat - a ka arritur ndonjë prej tyre?

"Turqia është e gatshme të marrë përgjegjësinë për sigurinë evropiane", deklaron Erdogan

Salah mbajti një orë jashtëzakonisht të rrallë gjatë nënshkrimit të kontratës së re – ajo mund të blihet vetëm në disa vende

Projekt-rezoluta amerikane: Të ndalet pandëshkueshmëria e krimeve seksuale nga forcat serbe