Zbulohet se cili lojtar i Barcelonës humbi posedimin e topit disa sekonda para se të jepej penalltia

Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve prej Interit në një rezultat të përgjithshëm 7-6.
Blaugranët pësuan një penallti të dyshimtë në minutën e 44-të, pasi një ndërhyrje e Pau Cubarsit ndaj Lautaro Martinez u gjykua si faull.
Megjithatë, nuk ishte as mbrojtësi spanjoll ai që bëri një gabim ose humbi posedimin e topit para se të jepej penalltia.
Në fakt, ishte Gerard Martin ai që humbi topin në mënyrë të ngathët në gjysmëfushë, duke i dhënë Interit mundësinë për të shpërthyer në kundërsulm.
Martini pati një pjesë të parë zhgënjyese, duke u mposhtur nga lojtarët e Interit dhe duke mos qenë në gjendje të krijonte asgjë të rëndësishme. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































