LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet një pjesë e Porsche Panamera që lansohet më 2017 (Video)

Zbulohet një pjesë e Porsche Panamera që lansohet më 2017 (Video)

Është hedhur në internet një video e paautorizuar, në të cilën pretendohet të jetë Panamera që lansohet vitin që vjen.

Megjithëse zyrtarë nga Porsche nuk kanë bërë të ditur shumë për këtë model, në filmimin e postuar më poshtë, mund të shihet vetëm pjesa e pasme e saj, transmeton Telegrafi.


Krahu që del përjashta në mënyrë automatike, besohet të jetë bërë për t’i rritur aerodinamikën. Pasi të jetë ndaluar makina, kjo pjesë futet sërish brenda në të njëjtën mënyrë.

Me tu nisur kjo makinë, dëgjohet një tingull i fuqishëm, i cili del nga një motor me shumë kuajfuqi. Një burrë dëgjohet duke thirrur, në moment që vetura arrin shpejtësinë dhe shpejton nëpër pistë.

Megjithatë, nuk bëhen të ditura detajet se me çfarë shpejtësie lëvizë, apo për sa kohë e arrin atë. /Telegrafi/