LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet një manual i seksit i cili ishte ndaluar për 250 vite

Zbulohet një manual i seksit i cili ishte ndaluar për 250 vite

Është zbuluar një “manual seksi” i cili ishte i ndaluar për gati 250 vjet për shkak të këshillave të tij të egra dhe referencave ndaj kafshëve. Libri i ilustruar nga periudha e Mbretit George, i botuar në 1720, ishte i ndaluar deri në vitet 1960.

I titulluar “Kryevepra e Aristotelit e përfunduar në dy pjesë, e para që përmban sekretet e brezit” botimi i parë u botua në Londër në vitin 1684. Aq të shqetësuar ishin autorët me idenë e “fjetjes së panatyrshme të grave me bishat” ata përfshinin ilustrime të shumta të gdhendura në dru. krijesa të lindura nga bashkime të tilla.


Këshillat e tjera që u jepen lexuesve sugjerojnë se imagjinata gjatë seksit ndikon tek pamja e fëmijëve. Gratë inkurajohen që të “shikojnë me zell” tek burrat e tyre në mënyrë që fëmijët të ngjasojnë me ta, në vend që të rrezikojnë që fëmijët të lindin me “buzë të mëdha” nëse mendja e tyre bredh diku tjetër gjatë aktit, raporton Mirror, përcjell Telegrafi.

Madje në ndihmën çiftit për përcaktimin e gjinisë së fëmijës, analizohen edhe dietat dhe astrologjia. Dhe sigurisht, martesa konsiderohet vitale për të gjitha çiftet.

Libri, i cili pritet që të kap shifrën e afro 140 eurove në ankandin Hansons Auctioneers në Derbyshire i cili pritet të mbahet marsin e 2024-shit, deklaron: “Pa dyshim, bashkimi i zemrave në martesën e shenjtë është më i lumturi nga të gjitha kushtet, pasi që një burrë e ka një vetë të dytë tek e cila mund të zbërthejë të gjitha mendimet, si dhe një bashkudhëtare të ëmbël në punën e tij”.

Jim Spencer, vlerësues i librave dhe dorëshkrimeve në Hansons Auctioneers në Etwall të Derbyshire, tha: “Botimi i parë i këtij libri ishte publikuar në vitin 1684, dhe ishte i ndaluar deri në vitet 1960. Ka disa arsye se pse ndodhi kjo. Për shembull përfshinë edhe ilustrime të ‘përbindëshave’ të cilët ‘lindën nga fjetja jo e natyrshme e Grave me Bishat’ – një shembull i një gruaje “e cila çiftëzohet me një qen’”.

“Ka disa ilustrime të krijesave të ngjashme me bishën, duke përfshirë një burrë që mban bishtin e një qeni dhe një përbindësh të lindur në Ravenna të Italisë, në vitin 1512. Për këtë fajësohet ‘dashuria e ndyrë dhe e korruptuar’. Por duhet të keni parasysh se ky libër u shkrua kur njerëzit ende digjeshin për magji në Anglinë Gjeorgjiane”, shton tutje Spencer.

“Libri madje pretendon se imagjinata e prindërve prodhon tiparet e një fëmije dhe përfshin një ilustrim të një ‘shërbyese e gjitha leshtore dhe një foshnjeje që ka lindur e zezë nga imagjinata e prindërve’”, vazhdoi Jim. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante
Pasagjerët e AirAsia mbetën të tmerruar kur e panë në aeroplan, prezenca e gjarprit shkaktoi ulje emergjente

Pasagjerët e AirAsia mbetën të tmerruar kur e panë në aeroplan, prezenca e gjarprit shkaktoi ulje emergjente

Interesante
Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Depresioni

Depresioni

Kalo në kategori