Nën presion të madh dhe nën ndikimin e temperaturave jashtëzakonisht të larta, njëri nga materialet kryesorë në korën e Tokës, tregoi ndryshime të papara deri tani.
Oksidi i hekurit ishte nën ndikimin e kushteve të ngjashme me ato që ndodhin në brendinë e Tokës ku takohen dy shtresat më të thella të saj. Nën 1650 shkallë celsius dhe shtypjen 690,000 herë më të madh se shtypja atmosferike në nivelin e detit, erdhi deri te ndryshimi në vetinë e përçueshmërisë së elektricitetit.
Por, ajo që është mbresëlënëse, e që është theksuar në revistën Physical Review Letter nga ana e ekipit i cili kishte kryer eksperimentin, është se përkundër ndryshimit të këtillë të vetisë së metalit, nuk ka ardhur deri te ndryshimi i strukturës së të njëjtit. Kjo është e pazakontë, duke pasur parasysh se ndryshimet e këtilla te materialet gati gjithmonë përcjellën me ndryshimet e strukturës së këtyre materialeve.
Zbulimi i këtillë mund të jetë i rëndësishëm për kuptimin më rrënjësor të ndikimit të bërthamës së Tokës mbi fushën magnetike e cila rrethon planetin tonë.
Ekipi i shkencëtarëve nga Carnegie Institution for Science në Uashington përsëriti eksperimentin me të njëjtin material por kësaj here e kanë nënshtruar ndaj temperaturës prej 2,200 shkallë celsius the shtypjen 1.4 milion herë më të madhe nga ajo atmosferike në nivelin e detit, dhe kanë ardhur deri te zbulimet e jashtëzakonshme. Në të vërtetë, ky metal, varësisht nga temperatura dhe shtypja, mund të jetë edhe izolatorë dhe përçues i elektricitetit dhe atë pa ndryshim të formës.
Përndryshe, ky oksid i hekurit, së bashku me magnezin përbëjnë pjesën më të madhe të shtresës së brendshme të Tokës që përthekon bërthamën e saj, dhe pikërisht për shkak të kësaj duke falënderuar këtë zbulim mund të vij deri te zbulimet e reja për fushën magnetike të Tokës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë