LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet mozaiku 1500-vjeçar

Zbulohet mozaiku 1500-vjeçar

Një mozaik që besohet se i përket shekullit VI është gjetur në një gërmim ilegal në juglindje të Turqisë.

Mozaiku është gjetur në afërsi të distriktit Derik në provincën Mardin, që njihet si rajon me gjurmë historike të civilizimeve të ndryshme.


Vepra e lashtë është gjetur pasi kalimtarët e rastit e kanë paraqitur gërmimin ilegal.

Pas ekspertizës, mozaiku është marrë nën mbrojtje nga ana e Drejtorisë së Muzeve të Mardinit.

Ndërkohë, në vazhdim është një operacion i nisur për kapjen e të dyshuarve që kanë kryer gërmimin ilegal.

“Ne besojmë se ky vend ka qenë një vendbanim para mijëra viteve. Duam që me këtë gjë të pasurohet turizmi”, tha një specialist në këtë drejtori. /atsh/

Në trend Kultura

Më shumë
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

Kulture
Karnavalet, origjina dhe domethënia

Karnavalet, origjina dhe domethënia

Kulture
Biznesi i filmave ... mbaroi!

Biznesi i filmave ... mbaroi!

Kulture
Kanti dhe çështja për paqen

Kanti dhe çështja për paqen

Analiza
QYSH ATËHERË KJO VAKI PAT MBARUAR

QYSH ATËHERË KJO VAKI PAT MBARUAR

Poezi
Realizmi magjik

Realizmi magjik

Analiza
Kalo në kategori