LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet “kuzhinieri” që shkaktoi masakrën e Shën Petersburgut, pjesë të trupit të tij gjenden në vendin e ngjarjes (Foto)

Zbulohet “kuzhinieri” që shkaktoi masakrën e Shën Petersburgut, pjesë të trupit të tij gjenden në vendin e ngjarjes (Foto)

Një ish-kuzhinier nga Kirgistani është emëruar si sulmuesi vetëvrasës që vrau 14 dhe plagosi 50 të tjerë në masakrën e trenit në Shën Petersburg të Rusisë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telelgrafi, qytetari rus Akbarzhon Jalilov, 22, i cili ka lindur në Kirgistan, është emëruar nga shërbimet e sigurisë njeriu i dyshuar për sulmin e ditës së hënë në Shën Petersburg.


Po sipas medieve të huaja, ai gjithashtu kishte vendosur një pajisje të dytë shpërthyese, të fshehur në një bombol gazi, e cila kishte dështuar të shpërthente.

Zyrtarët e Kremlinit kanë thënë se pjesët e trupit të sulmuesit ishin gjetur në vendin e ngjarjes, një ditë pasi një tren u hodh në erë, në mes të stacionit të metrosë së Sennaya Ploshchad dhe Sadovaya në qytetin e dytë të Rusisë.

Janë pamjet e kamerave të sigurisë ato që kanë treguar atë në një xhaketë të kuqe gëzofi me kapuç, që mbante një çantë shpine.

Ndërsa imazhet e mëtejshme tregojnë atë duke ecur përgjatë rrugës me të dyja duart e tij “grusht” – potencialisht për shkak se ai ishte duke “shtrënguar aktivizuesin e bombës së tij”. Policia beson se ai ka lidhje të ngushta me islamikët radikalë.

Një ish mik i tij, Ali Matkarimov, ka thënë se Jalilov – i cili u emërua nga zyrtarët e Kyrgyzstanit – dikur ishte një krijues kuzhinier as që falej, kur çifti kishin punuar së bashku në vitin 2013.

Kremlini sot e përshkroi sulmin si një “sfidë” ndaj Vladimir Putin duke shtuar se ishte “i veçantë” pasi që ndodhi ndërsa Presidenti rus ishte në qytet.

Thuhet se qindra njerëz u mblodhën për të mbajtur zi për të vdekurit. /Telegrafi/