LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet koka prej mermeri 2000-vjeçar i perandorit të parë të Romës

Zbulohet koka prej mermeri 2000-vjeçar i perandorit të parë të Romës

Koka prej mermeri A2,000-vjeçare e Augustit, perandori i parë i Romës, është zbuluar në Isernia, një qytet italian në rajonin jugor të Molises.

Arkeologu Francesco Giancola bëri zbulimin e jashtëzakonshëm gjatë punëve të restaurimit për të riparuar një mur mesjetar që u shemb për shkak të shirave të forta në vitin 2013.

Giancola po ndiqte punimet në emër të komunës së Isernias, por i tha CNN-së të enjten se nuk priste një zbulim kaq të madh, transmeton Telegrafi.


“Ndërsa po gërmonim pas murit, pashë që toka ndryshoi ngjyrë”, tha ai. “Kështu që ne vazhduam gërmimin me mistri precize dhe një bllok mermeri dolë. Unë menjëherë pashë se ishte një kokë që unë e njoha se i përkiste një statuje të Augustit për shkak të flokëve dhe formës së syve”, shtoi ai.

Giancola tha se menjëherë thirri autoritetet, kryetarin e bashkisë dhe ministrinë e trashëgimisë kulturore.

Koka e lartë 35 centimetra (13.78 inç) mund të daton ndërmjet vitit 20 P.L.K dhe 10 pas Krishtit, sipas Maria Diletta Colombo, një arkeologe në departamentin rajonal të ministrisë.

“Ishte një statujë e rëndësishme, por ne nuk e dimë pse ishte këtu” i tha ajo CNN-së. “Mund të ishte vendosur në një tempull kushtuar kultit të familjes perandorake, ose në forum. Por këto janë vetëm hipoteza, pasi ne nuk e dimë se ku ishte forumi”, tha ajo.

Koka ka të ngjarë të jetë shkëputur nga një statujë që ishte më shumë se 2 metra, tha Colombo. Është bërë nga i njëjti mermer i përdorur nga artisti italian i Rilindjes, Michelangelo dhe përshkruan rininë e Augustus Octavian, i cili u bë perandori i parë i Romës në vitin 27 para Krishtit.

Isernia, e njohur si Aesernia në botën antike, ishte shtëpia e një populli të quajtur Samnites. Më vonë u bë një koloni romake. Qyteti u shkatërrua pjesërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore, por u rindërtua.

Augustusi ndërtoi një perandori që përfundimisht do të shtrihej nga Britania e Madhe në Egjipt dhe u mburr në shtratin e tij të vdekjes se “gjeti Romën të ndërtuar me tulla dhe e la atë me mermer”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Evropa
Stargate: Çfarë është projekti i ri i Inteligjencës Artificiale prej 500 miliardë dollarësh i Donald Trump?

Stargate: Çfarë është projekti i ri i Inteligjencës Artificiale prej 500 miliardë dollarësh i Donald Trump?

Botë
Trump kërcënon Putinin me 'taksa, tarifa dhe sanksione' nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë

Trump kërcënon Putinin me 'taksa, tarifa dhe sanksione' nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë

Botë
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump

Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump

Amerika
Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar

Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar

Evropa
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Kalo në kategori