LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet klauzola astronomike e Lamine Yamal te Barcelona pas shkëlqimit me Spanjën në Euro 2024

Zbulohet klauzola astronomike e Lamine Yamal te Barcelona pas shkëlqimit me Spanjën në Euro 2024

Sulmuesi i talentuar 16-vjeçar, Lamine Yamal thuhet se ka një klauzolë astronomike lirimi në kontratën e tij me Barcelonën.

Duke shkuar në Euro 2024, i riu i Spanjës dhe i Barcelonës , Yamal, kishte qenë në qendër të vëmendjes pasi ai doli në skenë gjatë sezonit 2023/24.

Në total, Yamal bëri 50 paraqitje në të gjitha garat për klubin katalunas, duke shënuar shtatë gola dhe duke asistuar 10 herë.


Paraqitjet mbresëlënëse të 16-vjeçarit i dhanë atij një vend në skuadrën e Spanjës të përzgjedhësit Luis de la Fuente për Euro 2024.

Goli ndaj Francës, Lamine Yamal theu rekordin e legjendarit Pele
Lexo po ashtu Goli ndaj Francës, Lamine Yamal theu rekordin e legjendarit Pele

Gjatë turneut në Gjermani, Yamal deri më tani ka shënuar një gol dhe tre asistime në gjashtë ndeshje duke qenë njëri nga lojtarët më të përfolur.

Yamal shënoi një gol mahnitës kundër Francës të martën mbrëma për t’u bërë golashënuesi më i ri në historinë e Kampionateve Evropiane.

Pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse për Spanjën, shumë klube të mëdha anembanë globit po mbajnë sytë mbi Yamalin.

Krenar sa më s’ka, bëhet virale festa e babait të Lamine Yamal pas golit ndaj Francës
Lexo po ashtu Krenar sa më s’ka, bëhet virale festa e babait të Lamine Yamal pas golit ndaj Francës

Megjithatë, Barcelonës do t’i duhet një tarifë e madhe për të ndarë rrugët me yllin e tyre të fundit.

Sipas CNN Sports, Yamal nënshkroi një marrëveshje të re me Barcelonën në tetor të 2023, e cila do ta mbajë atë në klub deri në qershor 2026.

Brenda kontratës është pretenduar se ka një klauzolë lirimi prej një miliard eurosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori