Suedia është një shtet demokratik e paqësor dhe ka qenë prej kohësh një strehë e sigurt për ata që ikin nga konfliktet. Megjithatë më shumë se 300 persona kanë shkuar për të luftuar në Siri dhe Irak, që e bëjnë Suedinë një nga eksportuesit më të mëdhenj të Evropës për nga numri i xhihadistëve.
BBC shkruan se në Gotenburg zhvillohet rekrutimi për xhihad. Me më shumë se gjysmë milioni banorë të këtij qyteti, të paktën 100 burra dhe gra shkuan për t’iu bashkuar ISIS-it, përcjell albinfo.ch.
Një e treta e popullsisë ka rrënjë emigracioni, shumica myslimanë dhe në periferi kjo shifër është rritur mbi 70 për qind.
Angered i Suedisë bëhet vendi i rrezikshëm për oficerët e policisë. Pjesë të Angered janë të regjistruar si “të pa prekshme”, sipas terminologjisë së policisë suedeze është një frazë që nënkupton rënien e rendit dhe ligjit, dhe ndër të tjera, shfaqja e një shoqërie paralele.
Sipas BBC, raportohet se ngacmojnë dhe frikësojnë njerëzit për shkak të mënyrës se si vishen dhe pse dëgjojnë muzikë, e cila për ta është e ndaluar “haram”.
Ndërkohë dy të tretat e fëmijëve janë detyruar të braktisin shkollën para moshës 15 vjeçare, dhe papunësia është 11 për qind, e cila është shumë në Suedi.
Shumë nga prindërit e tyre u larguan nga vendi që është kapluar nga lufta për të kërkuar një vend të sigurt, dhe në fund përfunduan në Suedi. Nga ana tjetër, fëmijët e tyre shpesh ndihen të diskriminuar dhe të përjashtuar nga sistemi. “Shumë të rinj me të cilët kam biseduar me mua nuk ndjejnë asnjë lidhje me tokën nga e cila kishte ardhur prindërit e tyre, por ata nuk ndihen as si suedezët, raporton BBC.
Gjërat janë komplikuar më tutje nga fluksi i refugjatëve që ikin nga luftërat në Siri dhe Irak. Suedia vitin e kaluar ka pranuar më shumë refugjatë se çdo vend tjetër evropian.
Çfarë ndodh me qytetarët suedezë të cilët shkuan në Irak dhe Siri. “Një total prej 311 janë kthyer sërish, por asnjë nga të kthyerit nuk është arrestuar. Unë mendoj se ligji anti-terror nuk është aq i mire. “, thotë për BBC, Klas Friberg, një shef rajonal i policisë.
Klas Friberg tha se ata janë të vetëdijshëm për problemet me të cilat përballen dhe ata e dinë se siguria duhet të rritet në zonat e shoqërive paralele.
BBC thotë se duke pasur parasysh se shumë prej tyre thonë se ata nuk ndjehen si suedezë, ndoshta pyetja më e rëndësishme është nëse integrimi dhe eksperimenti suedez me multikulturalizmin ka dështuar?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar "situata të rrezikshme"

Brigada Azov tani me dronë “Made In Ukraine”, me ta po e kanë më të lehtë gjuetinë ndaj objektivave ruse

Zyra e Zelensky tregon tri kushtet që BE-ja të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të bisedimeve me SHBA-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare