Ekipi më i famshëm dhe më popullor i Formula 1, Ferrari, zbuloi sot (e premte) në Maranello një makinë të re për sezonin 2026.

Makina apo bolidi i ri quhet SF-26, dhe Ferrari shpreson se kjo do t'i rikthejë ata në ditët e tyre të vjetra të lavdisë.


Siç dihet, Charles Leclerc dhe Leëis Hamilton përfunduan në vendin e pestë dhe të gjashtë në renditjen e pilotëve sezonin e kaluar, dhe vetë skuadra përfundoi e katërta në renditjen e konstruktorëve.

Edhe pse ngjyra e makinës mbetet ende e kuqja e dallueshme, pritjet janë të mëdha - Ferrari, me 31 tituj të fituar, është ekipi fitues më i trofeshëm në historinë e Formula 1, gjë që krijon presion shtesë çdo herë.

"Një nga ndryshimet më të habitshme është rikthimi në ngjyrën me shkëlqim. Ngjyra e Rosso Scuderia 2026 është më e ndritshme dhe më intensive, me një pamje të guximshme dhe mbresëlënëse të frymëzuar nga ngjyra e veçantë e parë në Monza në vitin 2025", thotë nga Scuderia Ferrari.


Ferrari SF-26 krenohet me linja të pastra e klasike dhe një ndjesi retro që do t'i kënaqë tifozët e F1.

Me një makinë të re, një çift pilotësh të konfirmuar dhe një menaxhim me përvojë, Ferrari tani ka mundësinë të dominojë përsëri pistat e Formula 1. /Telegrafi/

telegrafi sport app