LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet arsyeja që çoi deri tek dështimi i transferimit të Omorodion tek Chelsea në momentet e fundit

Zbulohet arsyeja që çoi deri tek dështimi i transferimit të Omorodion tek Chelsea në momentet e fundit

Sulmuesi i Atletico Madridit, Samu Omorodion nuk do të transferohet në ‘Stamford Bridge’ pasi kjo lëvizje dështoi në momentet e fundit.

Transferimi i reprezentuesit spanjoll tek Chelsea këtë verë ishte konfirmuar, por sipas raportimeve të ndryshme marrëveshja mes Atleticos dhe Chelseat tani ka dështuar dhe sulmuesi do të rikthehet në Madrid.

Siç raporton Relevo, dy klubet dhe lojtari ishin pajtuar për transferimin e tij dhe ai kishte udhëtuar direkt ne Londër nga Parisi pasi fitoi medaljen e artë me Spanjën duke mposhtur nikoqirët në finale.


Sidoqoftë, 20-vjeçari nuk u paraqit në finalen e medaljes së artë për shkak të një lëndimi.

Është raportuar se ky lëndim që e mbajti atë larg finales së ‘Paris 2024’ ishte arsyeja kryesore pse testet mjekësore tek Chelsea nuk dolën ashtu siç pritej.

Pasi Omorodion nuk është më një opsion për ekipin e Enzo Marescas, klubi tano po diskuton mundësinë e rikthimit të Joao Felix nga Atletico Madridi.

Broja drejt huazimit në Bundesliga, skuadra gjermane fillon zyrtarisht negociatat me Chelsean
Lexo po ashtu Broja drejt huazimit në Bundesliga, skuadra gjermane fillon zyrtarisht negociatat me Chelsean

Felix kishte luajtur për gjashtë muaj në formë huazimi në Londër gjatë sezonit 2022/2023, para se të transferohej tek Barcelona në formë huazimi edicionin që lamë pas.

Kishte thashetheme se transferimi i dështuar i Omorodion do të prek lëvizjet e Conor Gallagher dhe Julian Alvarez tek Atletico Madridi, sidoqoftë, Relevo ka bërë me dije se ekipi i Diego Simeones ka besim se këto dy marrëveshje do të shkojnë deri në fund./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Premier League
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Kalo në kategori