Zbulohet arsyeja pse Mbuemo mungoi në fitoren e Man Utd ndaj West Hamit

Arsyeja pse blerja prej 71 milionë eurosh, Bryan Mbeumo, nuk u aktivizua në ndeshjen miqësore të Manchester United ndaj West Ham është bërë e ditur.
Reprezentuesi kamerunas është bërë një tjetër përforcim me shumë vlerë për klubin e ‘Djajve të Kuq’.
Pas një sage të gjatë transferimi, Mbeumo më në fund u bashkua me Manchester United pasi i dha lamtumirën Brentfordit.
Ai është gati të përballet me një sfidë të re, duke qenë gjithashtu tifoz i United që në fëmijëri, gjatë periudhës së parë të Cristiano Ronaldos në klub, por aktualisht duhet të shfaqë durim në pritje të debutimit të tij të parë.
Drejtuesit e klubit morën vendimin që ai të mos përfshihej në ndeshjen përgatitore kundër West Ham, e zhvilluar në stadiumin ‘MetLife’ në New Jersey.
Pas përfundimit të ndeshjes, burime brenda klubit kanë bërë të ditur se mungesa e tij në stërvitje e ka lënë atë më mbrapa në krahasim me bashkëlojtarët.
“Transferimi nga Brentford po përshtatet gradualisht me jetën te United, pasi është në një fazë më të hershme të përgatitjeve parasezonale krahasuar me pjesën tjetër të skuadrës dhe ende nuk është plotësisht gati për të luajtur një ndeshje”, thuhej në arsyetimin e tyre.
Me që ra fjala, Unitedi siguroi fitore me rezultat 2-1 ndaj West Hamit, falë dy golave të realizuar nga Bruno Fernandes./Telegrafi/





















































