LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet arsyeja e tensionit mes Salah dhe Liverpoolit, nuk është e vërtetë se nuk duan ta mbajnë atë

Zbulohet arsyeja e tensionit mes Salah dhe Liverpoolit, nuk është e vërtetë se nuk duan ta mbajnë atë

Gjatë dy ditëve të fundit ka nisur një “luftë” e vogël mes Mohamed Salah dhe Liverpoolit dhe për të gjitha fajet ylli më i madh i klubit nuk ka marrë kontratë me shkrim për vazhdimin e bashkëpunimit. Megjithatë, nuk është e vërtetë që klubi nuk dëshiron ta mbajë atë.

Pas fitores ndaj Southampton, në të cilën i solli skuadrës së tij një rikthim dhe një fitore me dy gola në fund, Salah thirri publikisht klubin e tij dhe foli për shtypin se dhjetori po vjen dhe nuk ka marrë kontratë.

“Ju e dini që kam qenë në klub për shumë vite dhe nuk ka klub si Liverpool, por qëndrimi në Anfield nuk është në duart e mia. Siç thashë, është dhjetor dhe nuk kam dëgjuar asgjë për të ardhmen time ende. Më pëlqejnë tifozët dhe ata më duan, në fund nuk është në duart e mia apo në duart e tifozëve”.


“Sigurisht që jam i zhgënjyer nga mungesa e progresit në negociata. Nuk do të tërhiqem së shpejti, thjesht jam duke luajtur dhe fokusuar në sezonin dhe duke u përpjekur të fitoj Ligën Premier dhe shpresoj Ligën e Kampionëve. I zhgënjyer, por do të shohim, megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, unë jam një profesionist i madh, të gjithë mund ta shohin etikën time të punës”, ka thënë Salah.

Mo Salah pyetet për rinovimin e kontratës – tifozët e Liverpoolit mbetën të befasuar me përgjigjen
Lexo po ashtu Mo Salah pyetet për rinovimin e kontratës – tifozët e Liverpoolit mbetën të befasuar me përgjigjen

Mëngjesin e sotëm mediat angleze kanë zbuluar se për çfarë bëhej fjalë konkretisht. Përkatësisht, nuk është e vërtetë se Liverpooli nuk dëshiron ta mbajë atë dhe se nuk dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin, por është e diskutueshme se për çfarë kontrate bëhet fjalë.

Salah dhe përfaqësuesit e tij duan një kontratë katërvjeçare dhe Liverpooli nuk dëshiron t’ia garantojë këtë sepse ai tashmë është 33 vjeç dhe është një rrezik i madh t’i japësh kontratën më të madhe në klub një futbollisti që është në prag të vitet e tij të fundit të lojës.

Liverpooli dëshiron ta mbajë edhe një kohë futbollistin e tyre, por jo t’i paguajë një pagë rekord deri në moshën 37 ose 38 vjeç, siç do të dëshironte Salah. Prandaj, ende nuk ka një ofertë zyrtare për lojtarin, kontrata e të cilit skadon në verën e ardhshme.

Nëse nuk vazhdohet së shpejti bashkëpunimi, shumë lehtë mund ta shohim Salah në Arabinë Saudite që nga vera, sepse klubet atje kanë kohë që qëndrojnë në radhë me shifra përrallore për shërbimet e egjiptianit.

I zhgënjyer me qëndrimin e Salah shprehet edhe Jamie Carragher, i cili tha se “është egoiste të kërkosh kushte të tilla në moshën 33-vjeçare”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola emëron klubin i cili mund ta ndalojë Man Cityn të fitojë Ligën e Kampionëve

Guardiola emëron klubin i cili mund ta ndalojë Man Cityn të fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Ish-ylli i Barcelonës ‘hap derën’ për t’iu bashkuar Neymarit tek Santosi

Ish-ylli i Barcelonës ‘hap derën’ për t’iu bashkuar Neymarit tek Santosi

Ndërkombëtare
Asensio pranë rikthimit befasues në La Liga, kësaj radhe tek rivali i Real Madridit

Asensio pranë rikthimit befasues në La Liga, kësaj radhe tek rivali i Real Madridit

La Liga
Gazetari i njohur zbulon lojtarin të cilin Ruben Amorim dëshiron ta transferojë tek Man Utd

Gazetari i njohur zbulon lojtarin të cilin Ruben Amorim dëshiron ta transferojë tek Man Utd

Premier League
Milani ka dy alternativa për ta zëvendësuar Moratan – bisedimet tashmë kanë nisur

Milani ka dy alternativa për ta zëvendësuar Moratan – bisedimet tashmë kanë nisur

Serie A
Kalo në kategori