LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet flori në vlerë 12 milionë euro në anijen që ishte fundosur para 500 viteve (Foto)

Zbulohet flori në vlerë 12 milionë euro në anijen që ishte fundosur para 500 viteve (Foto)

Së fundmi është zbuluar një anije e cila para 500 viteve ishte fundosur, pasi laguna ishte tharë në bregdetin e Namibisë.

Dhe derisa pjesë të anijeve të ndryshme gjenden përgjatë bregut të Afrikës, kjo anije ishte e mbushur me monedha ari me vlerë 13 milionë dollarë, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu, kjo është një përgjigje për misterin shekullor, për atë që disa arkeologë e kanë quajtur si një nga anijet më të rëndësishme të gjetura që ishte fundosur.

Një nga arsyet është që janë nevojitur të kalojnë shekuj që të gjendet anija që qëndronte nën oqean.

Anija është identifikuar si “Krishti është Perëndia” nga Portugalia, që ishte zhdukur 500 vjet më parë gjatë udhëtimit për në Indi. Kjo anije ishte e ngarkuar me ar dhe 44 mijë kilogramë shufra të bakrit.

Përndryshe, zona e Namibisë është e pasur me diamante, dhe kjo është arsyeja pse shumë njerëz kishin vrapuar atje për të punuar dhe fituar. Gjithmonë kanë ëndërruar të pasurohen, dhe kështu kanë shkuar atje dhe kanë ndërtuar qytetin Kolmanoskop.

Ky qytet ka qenë në ndikimin e Gjermanisë, kurse atje janë ndërtuar salla e vallëzimit, kazino, teatër dhe një spital si dhe stacioni i parë i rrezeve X në hemisferën jugore.

Gjithashtu, këtu për herë të parë është paraqitur tramvaji në Afrikë.

Para Luftës së Parë Botërore në rërën e saharasë së Namibisë janë gjetur mbi 1 mijë kilogramë diamante, por pas përfundimit të luftës diamantet janë bërë çdo herë e më të rrallë.

Derisa në rrethinën e Kolmanskopit janë zhdukur diamantet, me kalimin e kohës janë zbuluar zona tjera të pasura, dhe kështu njerëzit filluan ta braktisin qytetin duke kërkuar në vende tjera diamante. Në vitin 1956, ky qytet është braktisur plotësisht.

Sot ky qytet është një atraksion turistik dhe qytet i njohur i fantazmave në Namibi. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Babai i katër vajzave nga Teksasi zbulon cila është fraza që është lodhur duke e dëgjuar

Babai i katër vajzave nga Teksasi zbulon cila është fraza që është lodhur duke e dëgjuar

Interesante
Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Kalo në kategori