Lionel Messi ka fituar për herë të tetë në karrierën e tij Topin e Artë, teksa ka mposhtur në konkurrencë yllin norvegjez Erling Haaland.

Një çmim shumë të rëndësishëm e ka fituar edhe Jude Bellingham, ku mesfushori anglez fitoi 'Kopa Trophy', apo ndryshe konsiderohet si 'Topi i Artë' për futbollistët e rinj.


Edhe për këtë çmim votojnë kapitenë e kombëtareve, derisa janë zbuluar edhe votat e Lionel Messit.

Megjithatë gjeniu argjentinas nuk e ka pasur të parin në listë mesfushorin e Real Madridit, për këtë trofe.

Messi në vend të parë e ka votuar yllin gjerman Jamal Musialan, me të cilin kishin shkëmbyer edhe fanellat pas duelit PSG- Bayern Munich.

Në pozitën e dytë ylli argjentinas i dha pikët ish-bashkëlojtarit të tij te Barcelona, Pedri.

Ndërkohë në vendin e tretë Messi e vendosi mesfushori anglez Jude Bellingham. /Telegrafi/

telegrafi sport app