LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen të gjitha shifrat e ofertës marramendëse të Barcelonës për Haalandin

Zbulohen të gjitha shifrat e ofertës marramendëse të Barcelonës për Haalandin

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland është prioritet kryesor i Barcelonës për afatin e verës dhe klubi katalunas tashmë ia ka bërë një ofertë për kontratë pesëvjeçare me kushte të jashtëzakonshme.

Barcelona prej javësh kanë përgatitur gjithçka në rast se Haaland vesh fanellën e Barçës.

Sulmuesi norvegjez është shumë i lakmuar për afatin e ardhshëm kalimtar dhe Barça ka një propozim shumë interesant sportiv dhe ekonomik për norvegjezin.


Sipas Deportes Cuatro, Barça do t’i ofrojë Haalandin kontratë të vlefshme 157 milionë funte apo 190 milionë për të luajtur nën drejtimin e Xavi Hernandez për pesë sezonet e ardhshme.

Gjatë vitit të parë, norvegjezi do të fitonte 20 milionë euro, në të dytin 30 milionë euro, të tretin 40 milionë euro, ndërsa në vitin e katërt dhe të pesti do të fitonre nga 50-55 milionë euro.

Presidenti i klubit nga Camp Nou, Joan Laporta dëshiron që Haaland të nënshkruaj dhe të mbetet për gjithë këto pesë sezone, ndërsa Mino Raiola, agjenti i sulmuesit, do të preferonte një formulë 3+2.

Gjithmonë sipas mediumit Deportes Cuatro, Raiola i ka thënë Laportas dhe babait të Haaland, se lojtari duhet të luajë për Barçën.

Gjithë kësaj mund t’i shtohet edhe informacioni i L’Esportiut që tregonte se këtë të martë, Xavi Hernandez ka udhëtuar drejt Mynihut për t’u takuar ballë për ballë me Haalandin dhe për t’i treguar atij synimet e tij për të ardhmen. /Telegrafi/

https://twitter.com/FCBarcelonaFl/status/1499400576412446725

Në trend Sport

Më shumë

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga
“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Barcelona pret të marrë miliona euro nga FIFA për Gavin dhe Araujon

Barcelona pret të marrë miliona euro nga FIFA për Gavin dhe Araujon

Ndërkombëtare
Cannavaro tregon yllin e vetëm të Serie A që mund të luajë për Real Madridin ose Man Cityn

Cannavaro tregon yllin e vetëm të Serie A që mund të luajë për Real Madridin ose Man Cityn

Serie A
Duplantis mahniti përsëri botën, ai është më i shpejtë në 100 metra sprint sesa rekordmeni botëror nga Norvegjia

Duplantis mahniti përsëri botën, ai është më i shpejtë në 100 metra sprint sesa rekordmeni botëror nga Norvegjia

Sport
Kalo në kategori