Dëmi gjenetik i cili shkaktohet nga pirja e duhanit në gjenet tona është zbuluar për herë të parë.
Konsumimi i vetëm një pakete me cigare në ditë mund të shpijë në 150 mutacione ekstra në qelizat e mushkërive brenda vitit. Dhe, kjo sjell edhe më shumë dëme në pjesët tjera të trupit, duke shkaktuar një numër të madh të mutacioneve përgjatë organeve tjera, transmeton Telegrafi.
Studimi në fjalë është i pari i cili e tregon hollësisht dëmin i cili shkaktohet nga konsumimi i duhanit në ADN-në tonë. Kësisoj, studimi na ndihmon të mësojmë më shumë rreth llojeve të problemeve që kjo shprehi i shkakton, e ku secili nga këto mutacione mund të shpijë deri te kanceri.
Njëjtë sikurse ato 150 mutacionet e gjetura në mushkëri, shkencëtarët kanë zbuluar se shprehia e një pakete cigare në ditë për një vit prodhon një mesatare prej 97 mutacioneve në secilën qelizë të larinksit, 39 mutacione në farinks, 23 në gojë, 18 në fshikëz dhe gjashtë në mëlçi.
Pirja e duhanit, e cila i merr jetët e të paktën gjashtë miliona njerëzve në vit, është ndërlidhur me të paktën 17 lloje të ndryshme të kancerit.
Kjo sëmundje shkaktohet nga mutacionet – ndryshimet në programimin gjenetik të shkruar në ADN – e cila i shkakton qelizat kanceroze të bëhen të “pavdekshme” dhe të shumohen në mënyrë të pakontrollueshme.
Cigaret përmbajnë më shumë se 7,000 kimikale të ndryshme, prej të cilave 70 njihen si kanceroze.
Pra, me këtë studim, shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit të cilët e konsumojnë një paketë cigare në ditë zhvillojnë një mesatare prej 150 mutacioneve ekstra në mushkëri çdo vit, e cila shpjegon se përse duhanpirësit kanë një rrezik aq të madh të zhvillimit të kancerit në mushkëri. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur