LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen organizimet ku mund të prezantohet BMW M2 CS (Foto)

Zbulohen organizimet ku mund të prezantohet BMW M2 CS (Foto)

Për një kohë të gjatë, janë vetëm fotografitë që e tregojnë modelin më të ri nga linja M nga BMW, por ende nuk është dhënë asnjë detaj.

Së fundmi, burime të afërta me kompaninë prodhuese, kanë njoftuar se ky M2 mund të prezantohet në Los Angeles, apo Detroit Auto Show, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, ende nuk ka njoftime zyrtare, apo konfirmime nëse këtë makinë mund ta shohim gjatë muajit nëntor, apo në fillim të janarit.

Sipas njohësve të makinave, ky M2 që po cilësohet si më i miri deri më tani, mund t’i ketë 400 kuajfuqi, teksa shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra e orë, ta arrijë për katër sekonda. /Telegrafi/