LAJMI I FUNDIT:

Publikohen mesazhet private të Johnny Depp në gjykatë ku thotë se do të kryente marrëdhënie me trupin e vdekur të Amber Heard

Publikohen mesazhet private të Johnny Depp në gjykatë ku thotë se do të kryente marrëdhënie me trupin e vdekur të Amber Heard

Çështja gjyqësore e Johnny Depp dhe Amber Heard po shkon duke u thelluar.

Avokati i Amber Heard ka treguar në gjyq mesazhet me tekst nga Depp që thonë se ai do të bënte gjëra të papërshkrueshme me kufomën e Heard vetëm për të provuar se ajo kishte vdekur.

Dëshmia e aktorit vazhdoi dhe një varg tekstesh mes tij dhe aktorit të “WandaVision” Paul Bettany u prezantuan gjatë marrjes në pyetje duke folur për djegien e trupit të Heard-it dhe çfarë do t’i bënte Depp asaj pasi të vdiste, shkruan TMZ.


Foto: TMZ

Në një moment të teksteve, Depp thotë se duhet ta mbytin para se t’i djegin trupin. Më pas, ai shkruan, “Unë do të bwj seks me trupin e saj të djegur më pas për t’u siguruar që ajo ka vdekur”.

Një burim i afërt me aktorin thotë se tema e mbytjes ishte në lidhje me skenën “She’s a witch” nga “Monty Python” – një nga filmat e preferuar të Depp. Megjithatë, kjo nuk e shpjegon seksin e plotë me një kufomë.

Foto: TMZ

Ndërsa tekstet vazhdojnë, Depp flet për ngatërrimin mendor, duke folur për pirjen e shisheve të alkoolit dhe marrjen e pilulave. Në këtë gjyq pritet të dëshmojë edhe Bettany.

Avokati lexoi më shumë tekste nga Depp, duke iu referuar Heard-it, nga viti 2013 … duke e quajtur atë një “lavire pa punë”.

Foto: TMZ

Johnny foli gjithashtu për përdorimin e tij të drogës me Marilyn Manson dhe përdorimi i drogës që në moshë të vogël.

Johnny Depp thotë se është mbyllur disa herë në tualet për t’i shpëtuar dhunës nga Amber Heard
Lexo po ashtu Johnny Depp thotë se është mbyllur disa herë në tualet për t’i shpëtuar dhunës nga Amber Heard

Dita e dytë e dëshmisë së Depp u përqendrua pjesërisht në lëndën e supozuar se Heard kishte kryer nevojën në shtratin e tyre … duke thënë se ai e gjeti atë “aq jashtë, kaq të çuditshme dhe kaq groteske saqë mund të qeshja”.

Foto: Reuters

Më vonë, ai thotë se Amber fajësoi qentë e tyre, por Johnny vuri në dukje se kafshët e tyre ishin të vogla dhe nuk mund të prodhonin atë që kishte mbetur në shtrat. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina

"Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani" – Ronaldo Sharka sulmon Xhenetën në një debat të ashpër

Magazina
Kendrick interpretoi diss-in kundrejt Drake në Super Bowl - në atë moment doli në skenë edhe Serena, e cila thuhet se ka qenë në lidhje me të

Kendrick interpretoi diss-in kundrejt Drake në Super Bowl - në atë moment doli në skenë edhe Serena, e cila thuhet se ka qenë në lidhje me të

Magazina
Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Magazina
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori