LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen fjalët që Messi ia tha Mbappes pas largimit nga PSG, e këshilloi se ku të transferohet

Zbulohen fjalët që Messi ia tha Mbappes pas largimit nga PSG, e këshilloi se ku të transferohet

Lionel Messi thuhet se i ka thënë Kylian Mbappes se ai meriton ‘një projekt të vërtetë fitues’ dhe jo Paris Saint-Germain, përpara se të bashkohej me Inter Miamin, pasi spekulimet intensive rrethojnë të ardhmen e superyllit francez.

Zbulimi shpërthyes vjen nga gazeta spanjolle Defensa Central, e cila pretendon se argjentinasi i ka besuar Mbappes dëshirën e tij që ai të bashkohet me Barcelonën në vend të Real Madridit.

Por, në fund iu lut 24-vjeçarit të luante për një klub që, me sa duket, do të konkurrojë për Ligën e Kampionëve.


“Unë preferoj të shkosh te Barça. Por, nëse doni të shkoni në Madrid, bëjeni, ju meritoni një projekt të vërtetë fitues”, i ka thënë Messi, Mbappes.

Me pesë tituj të Ligue 1 dhe tre Kupa të Francës, fitorja nuk ka qenë problemi për Mbappe në Paris. Por, është rënia e parashikueshme në Ligën e Kampionëve që ka frustruar një brez të lojtarëve të PSG-së të kryesuar nga francezi.

Pesë herë golashënuesi më i mirë i Ligue 1 tronditi skuadrën parisiane deri në palcë kur njoftoi synimin e tij për t’u larguar në një transferim të lirë kur kontrata e tij të skadojë verën e ardhshme.

Lajmi ringjalli spekulimet për një kalim të shumëpritur në Real Madrid, 12 muaj pasi transferimi i tij i propozuar u shkatërrua në minutat e fundit nga një kundërvënie marramendëse nga kampionët francezë.

“Nuk mori respektin që meritonte te PSG”, Mbappe flet për largimin e Messit
Lexo po ashtu “Nuk mori respektin që meritonte te PSG”, Mbappe flet për largimin e Messit

Vendimi i Mbappes ka të ngjarë të zemërojë disa brenda klubit të cilët besonin se kishin bërë mjaftueshëm për ta bindur atë të vazhdonte në Parc de Princes. Dhe zbulimi i komenteve të Messit do të bëjë pak për të zbutur zemërimin.

Ylli argjentinas ra dakord për një marrëveshje historike për t’u bashkuar me skuadrën e MLS, Inter Miami, duke i dhënë fund një qëndrimi të çuditshëm dy-vjeçar në kryeqytetin francez.

Messi shtoi disa tituj francezë në kabinetin e tij të konsiderueshëm të trofeve, por do t’i kujtojë më së miri vitet e kaluara në Paris për fitoren e tij ikonike në Kupën e Botës në Katar dhjetorin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori