LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen fakte të reja të modelit Supra nga Toyota (Video)

Zbulohen fakte të reja të modelit Supra nga Toyota (Video)

Në Nurgburgring të Gjermanisë, është filmuar vetura e re nga Toyota teksa bënte xhiro në pistën për testime.

Por, njohësit e veturave nuk i kanë dhënë nota të mira modelit Supra, transmeton Telegrafi.


Sipas zërit dhe mënyrës si lëvizë besohet se i ka vetëm katër cilindra, ndërsa lëvizje nuk janë fort të dëshirueshme.

Sipas njohësve, kjo veturë nuk do të jetë e përshtatshme për rrugë të hapur dhe trafik të dendur, po që se nuk i bëhen disa ndryshime.

Në anën tjetër, dyshohet se ky model është hibrid, me mundësi që të lëvizë edhe me energji elektrike.

Sa i përket pjesës së jashtme, megjithëse e kamufluar, shihet se ka pjesë shumë më të fryra dhe linja më të theksuara se sa makinat e mëhershme. /Telegrafi/