LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen disa elemente nga Ford Explorer tërësisht i ri (Foto)

Zbulohen disa elemente nga Ford Explorer tërësisht i ri (Foto)

Ford i ka habitur të gjithë duke deklaruar se do të largojë nga prodhimi të gjitha veturave, pos më të popullarizuarave që janë Mustang dhe Focus Active.

Këto shkurtime do t’i bëjë deri 2022, në mënyrë që t’i jetë përparësi më të madhe makinave SUV, kërkesa për të cilat po vazhdon të rritet, transmeton Telegrafi.


Derisa të ndodhë kjo, do të vazhdojë të prezantojë vetura tjera si Bronco dhe Explorer, të cilat pritet t’i shohim në fillim të vitit që vjen në Detroit Auto Shoë.

Sikurse versioni ST që ishte shfaqur nga pak në fillim të vitit edhe Explorer 2020, është shfaqur nën një mbulesë, por që dallohet qartë se është një SUV i madhësisë së mesme.

Explorer i ri do të prodhohet në Kinë, ndërsa do të ndajë platformën CD6, të njëjtë sikurse edhe Aviator.

Sipas disa të dhënave, ky model do të tërheqë me rrotat e pasme, ndërsa në bazë të linjave nën mbulesë, shihet se ka tavan më të pjerrët që e bën të duket më sportiv se paraardhësi.

Makina për të gjitha terrenet pritet t’i ketë më shumë se 400 kuajfuqi, ndërsa mund të ketë edhe versionin hibrid. /Telegrafi/