Real Madrid i dha fund serisë prej tre ndeshjesh pa fitore me triumfin 4-3 ndaj Olympiakosit të mërkurën në mbrëmje, por lajmet kryesore erdhën pas ndeshjes.

Këtë javë u raportua se marrëdhënia e Alonsos me disa lojtarë ishte bërë “e paqëndrueshme”, me Fede Valverden, Vinicius Junior dhe Jude Bellingham që përmendeshin si disa prej yjeve të pakënaqur me të.


Megjithatë, pas ndeshjes, Vinicius u pa duke përqafuar Alonson, ndërsa Valverde publikoi në rrjetet sociale një mesazh bashkimi.

Para ndeshjes, Marca dhe Diario AS botuan artikuj ku theksohej se drejtuesit e Real Madrid ishin plotësisht pas trajnerit bask.

“Alonso është shefi” ishte mesazhi i dhënë jo vetëm publikisht, por edhe brenda klubit dhe, pavarësisht rënies në formë, drejtuesit besojnë se ai është personi më i përshtatshëm për të udhëhequr ekipin në vitet e ardhshme. Ky mesazh ishte i mbështetur edhe nga presidenti Florentino Perez.

Sipas El Chiringuito, Alonso ka ndryshuar qasjen e tij gjatë ditëve të fundit.

Që pas barazimit 2-2 me Elchen, ai ka zhvilluar biseda si përballë ashtu edhe përmes mesazheve me lojtarët në grupe prej tre a katër vetash, duke kërkuar mendime rreth asaj që mund të përmirësojë.

Para ndeshjes me Olympiakosin, ndoshta progresi për të cilin më vonë ai foli, Alonso ka biseduar gjithashtu me gjashtë apo shtatë prej figurave më me peshë në dhomën e zhveshjes.

Si rezultat, atmosfera në Valdebebas është përmirësuar ndjeshëm. Një nga ndryshimet e bëra nga Alonso është afrimi me Viniciusin, siç u pa në përqafimin e tyre dhe në fjalët e tij lavdëruese pas ndeshjes.

Në përgjithësi, ai ka kuptuar se për të fituar mbështetjen e plotë të ekipit, duhet të jetë më afër lojtarëve të tij./Telegrafi/

telegrafi sport app