LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen detaje për autorin e masakrës në një kolegj në Krime, ishte ndarë nga e dashura dhe nga nervoza kishte vrarë shokët (Video)

Zbulohen detaje për autorin e masakrës në një kolegj në Krime, ishte ndarë nga e dashura dhe nga nervoza kishte vrarë shokët (Video)

Vladislav Roslyakov, 18-vjeç, ka vrarë 21 persona në një kolegj në Krime, e më pas ka kryer vetëvrasje, kurse një muaj më parë kishte kryer disa teste mjekësore përfshirë edhe ato në psikiatri për të marrë leje për mbajtje të armës.

Dhe pasi që e kishte blerë pushkën e kalibrit 12, vetëm disa ditë para se të kryente masakrën, është filmuar duke blerë një sasi të madhe të municionit, transmeton Telegrafi.

Sipas mediave lokale, ky i ri “ishte rritur në një familje relativisht të varfër”. Prindërit e tij së fundmi ishin shkurorëzuar dhe ai jetonte vetëm me të ëmën që punon si infermiere.


Pamjet amatore shfaqin panikun e krijuar brenda kolegjit në Krime, pas të shtënave të para ku humbën jetën 20 persona (Foto/Video)
Lexo po ashtu Pamjet amatore shfaqin panikun e krijuar brenda kolegjit në Krime, pas të shtënave të para ku humbën jetën 20 persona (Foto/Video)

Por shokët e kolegjit e kanë përshkruar si një djalë të urtë që nuk ka komunikuar shumë me të tjerët, derisa disa tjerë pretendojnë se ka qenë i obsesionuar pas vrasjeve dhe vrasësve serik.

Me shumicën e studentëve nuk kishte pasur miqësi, kurse së fundmi ishte grindur me të dashurën me të cilën është parë disa ditë para sulmit.

“Vladislav nuk ka qenë në kolegj atë ditë. Ndoshta është grindur me të dashurën? Kjo mund të jetë arsyeja që kishte vendosur ta dënojë botën për dështimin e tij me të dashurën”, ka deklaruar një student.

Sipas një versioni tjetër të një studenti që e kishte në grup “ai vazhdimisht injorohej nga shokët, për shkak të familjes së tij të varfër dhe “rrobave të vjetra”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori