Prindërit ankthioz kanë një lloj imagjinate aq të gjallë sa shpesh mund të kthehet në problem serioz për fëmijët e tyre
Ata shqetësohen për çfarëdo lloj gjëje- duke filluar që nga ndikimi që do të ketë moti mbi të vegjëlit e deri tek sesi po shkon prindërimi i tyre.
Ky lloj ankthi, kur kalon nivelet normale mund të kthehet në shqetësim me pasoja jo të vogla tek nga prindërit tek fëmijët.
Nëse jeni prind ankthioz ose jo, e zbuloni më poshtë:
1. Komunikimi yt me fëmijët ka gjithmonë tension dhe ankth
Prindërit ankthioz përsërisin informacionin më shumë se një herë për të qenë të sigurt. Përshembull, kur i thonë fëmijëve të bëjnë kujdes nga qentë e thonë me një ton të tmerrshëm, duke i bërë fëmijët të mendojnë se diçka i kërcënon seriozisht. Kështu, krijoni frikë tek të vegjlit pa qenë e nevojshme.
Mënyra e duhur do të ishte t’i tregonit fëmijëve se gjërat janë nën kontroll pa e dramatizuar situatën.
2. E ke zakon t’i shmangësh gjërat
Ti e gjen veten duke shmangur gjëra të caktuara, duke harruar që dhe fëmija yt do bëjë të njëjtën gjë. Edhe pse frikërat e tua mund të jenë budallallëqe, janë të dëmshme. Fëmijët janë si sfungjerët, nuk mund t’i racionalizojnë frikërat e tua, prandaj thjesht do të të imitojnë dhe përsërisin.
3. E monitoron 24/7
Prindërit ankthioz kanë tendencën të jenë paranojakë dhe posesivë. Fiksohen pas notave tuaja çdo ditë, duan performanca të shkëlqyera në sporte apo kudo ku merrni pjesë. Si rezultat, do të merrni një fëmijë perfeksionist dhe ankthioz. Gabimin e parë që fëmija juaj bën, e mendoni si skenarin më të keq të mundshëm dhe e ekzagjeroni duke bërë drama të panevojshme.
Kuptojeni që s’mund të kontrolloni gjithçka që fëmija juaj bën. Fokusohuni në pjesën tuaj dhe investoni në gjëra që mendoni që i bëjnë mirë edukimit të tij, por pa e tepruar. Mos i detyroni të tregojnë interes në gjëra që ata nuk duan, citon Anabel.
4. I mbysni me pyetje deri në bezdisje
Prindërit ankthioz kanë nevojë për detaje që të ndihen më pak të shqetësuar. Nga ana tjetër, fëmijët shqetësohen duke menduar se në gabimin e parë, prindërit do të reagojnë më keq nga ç’duhet. Ç’mund të bëni? Fokusohuni tek ajo çfarë po ndodh aktualisht dhe mos i mbysni me pyetje. Largojini mendimet e këqija sepse vetëm përkeqësojnë situatën.
5. Ju s’i lini ata të kenë sekrete
Doni t’i keni nën kontroll dhe të dini gjithçka për ta! Nëse ai/ajo të fsheh diçka, atëherë po ndodh diçka e tmerrshme. Gabimi jeni ju! Kujtojini vetes që ata s’janë prona juaj dhe se mungesa e privatësisë do të ndikojë më vonë në zhvillimin e tij si individ.
6. Ti nuk e lë atë të bëjë asgjë pa ty
Prindërit ankthioz nuk besojnë asnjë tjetër përveç vetes kur vjen puna tek fëmijët. Ata ndjejnë sikur s’mund t’i lënë fëmijët në dorë të askujt dhe rrjedhimisht rrisin fëmijë të pasigurt, të pavarur dhe të frikësuar.
Përpiquni ta kontrolloni paksa nevojën për t’i mbikëqyrur 24 orë. Nëse doni ta bëni, bëjeni nga larg, por lëreni fëmijët të rritet i pavarur dhe të gabojë pa qenë ju mbi kokën e tyre për ta korrigjuar.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë