LAJMI I FUNDIT:

Zbulimi i radhës i shkencëtarëve: Disa lloje kafshësh mund të mbijetojnë me mijëra vjet me sukses, pa riprodhim seksual

Zbulimi i radhës i shkencëtarëve: Disa lloje kafshësh mund të mbijetojnë me mijëra vjet me sukses, pa riprodhim seksual

Një specie e vogël, vetëm një e pesta e një milimetri në madhësi, ka ndihmuar shkencëtarët të provojnë se kafshët mund të mbijetojnë për një kohë shumë të gjatë pa bërë seks.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, “Oppiella nova” është një specie krejt femërore dhe përfaqëson diçka që shkencëtarët e quajnë “skandal i lashtë aseksual”.


Ata nuk mund të kuptonin se si brumbujt po arrinin të riprodhoheshin pa kryer marrëdhënie, kështu që supozohej se ata “duhet të fshiheshin larg syve të prirur të biologëve”.

“Mund të ketë, për shembull, një lloj ‘shkëmbimi seksual të fshehtë’ që nuk dihet. Ose ende nuk e dimë”, thotë autori i parë i studimit Dr Alexander Brandt.

Kështu, mbijetesa afatgjatë e specieve të kafshëve pa riprodhim seksual mendohej të ishte praktikisht e pamundur – deri më tani.

Por ajo që zbuluan shkencëtarët në Universitetet e Këlnit dhe Göttingenit është se “Oppiella nova” kanë mbijetuar për mijëra – ndoshta edhe miliona – vjet pa bërë seks.

Sipas një shkrimi të Euronews, përcjell Telegrafi, mbijetesa e një specieje për një kohë të gjatë pa riprodhim seksual është e rrallë, por siç tregoi studimi, jo e pamundur.

Sidoqoftë, ekipi i biologëve dhe zoologëve ende mendojnë se “brumbulli i vogël” mund të ketë disa surpriza për ta kur bëhet fjalë për të kuptuar se si funksionon evolucioni pa seks. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori