LAJMI I FUNDIT:

Zbulimi i ri tregon se ‘Jezusi nuk kishte mjekër’

Zbulimi i ri tregon se ‘Jezusi nuk kishte mjekër’

Arkeologët në Spanjë, pretendojnë se kanë gjetur një nga artefaktet më të hershme, ku Jezusi shihet pa mjekër.

Figura e skalitur në një pjatë qelqi, besohet se daton në shekullin e katërt Pas Erës Sonë.

Në mesin e dy apostujve që besohet të jenë Shën Pjetri dhe Shën Pali, Jezusi shihet pa mjekër, me flokë të shkurtër kaqurrela dhe me pelerinën e filozofëve.


Pjata nga qelqi që ka një diametër prej 22 centimetrash, është gjetur në qytetin antik Castulo të Andaluzisë, në pjesën jugore të Spanjës.

Të tre meshkujt kanë aureola mbi koka, mirëpo paraqitja e tyre, është larg nga ajo që jemi mësuar të shohim sot, raporton gazeta El Mundo.

Marcelo Castro që është është në krye të këtij hulumtimi, ka thënë se ‘kjo na bënë të rishikojmë fillimet e fesë së krishtere në Spanjë’.

“Të tre burat janë të vendosur në mes të palmave, që tregon pavdeksinë, jetën pas vdekjes dhe parajsën” ka thënë arkeologu Castro.

“Jemi duke bërë hulumtime të reja, sepse faktet po flasin për diçka tjetër që më parë nuk kemi takuar” ka thënë po ashtu Castro, lidhur me gjetjet e reja.

Figura e gdhendur e Jezusit pa mjekër, është bërë në një pjatë xhami, që mendohet se është shfrytëzuar për të shërbyer ‘bukën e shenjtë’ gjatë ceremonive fetare./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia
Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

Evropa
Bill Gates paralajmëron për një pandemi

Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme

Botë

"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit

Botë
Ekipi i Trumpit po shqyrton marrjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Ekipi i Trumpit po shqyrton marrjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Botë
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Kalo në kategori