LAJMI I FUNDIT:

Zbulime të reja në Durrës, arkeologët gjejnë fakte të reja në amfiteatrin e qytetit

Zbulime të reja në Durrës, arkeologët gjejnë fakte të reja në amfiteatrin e qytetit

Një furrë qeramike që besohet se i përket Antikitetit të vonë është zbuluar në territorin e Amfiteatrit Antik të Durrësit, këto ditë tetori.

Me një planimetri rrethore, ky zbulim paraqet interes të veçantë pasi furra të kësaj natyre që përdoreshin për prodhimin e enëve qeramike konsiderohen të rralla edhe gjatë periudhës së perandorisë romake. Pranë furrës janë gjetur edhe artefakte të tjera interesante. Përveç fragmenteve qeramike, janë gjetur dhe fragmente qelqi që presin t’i nënshtrohen vlerësimit të ekspertëve për të përcaktuar llojin dhe kohën së cilës i përkasin.


“Nga pastrimet dhe gërmimet që kemi bërë kemi arritur të zbulojmë një furrë qeramike shumë interesante. Gjithashtu po bëjmë pastrim të zonës perëndimore dhe do të vazhdojmë të thellohemi më tej me gërmimet tona në drejtim të galerive të Amfiteatrit”, tha arkeologia Elvana Metalla.

Gërmimet në Amfiteatër kanë nisur sërish në kërkim të gjetjeve të reja dhe shtresëzimeve kohore të qytetit që është ndërtuar e rindërtuar gjithnjë mbi veten, duke dëshmuar një nga qytetërimet më të lashta buzë detit Adriatik.

“Është një bashkëpunim italo-shqiptar që vazhdon prej vitesh. Këtë herë jemi fokusuar në pjesën jugperëndimore të Amfiteatrit dhe po vazhdojmë gërmimet e ndërmarra nga vitet e kaluara”, shtoi Metalla.

Përveç këtij zbulimi, një mozaik i rrallë floreal, që i përket së njëjtës periudhë romake me ndërtimin e Amfiteatrit Antik, doli në dritë këtë muaj gjatë hapjes së themeleve për rindërtimin e gjimnazit “Gjergj Kastrioti” në lagjen nr.1 të qytetit. Nëntoka e Durrësit e shpallur muze që në fillim të viteve ’60 ruan brenda saj pasuri të rralla arkeologjike, që dalin në pah sa herë që ndërhyhet në hapësirat urbane të Durrësit./Top Channel

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori