LAJMI I FUNDIT:

Zbulime arkeologjike në Divjakë

Zbulime arkeologjike në Divjakë

Një vendbanim i lashtë është zbuluar në qytetin e Divjakës. Rrënojat janë zbuluar nga arkeologë shqiptarë dhe gjermanë të cilët kanë punuar për disa muaj në ato që besohet të jenë shtëpi banimi, mure perimetrike dhe rrugë të hershme që tregojnë vijueshmërinë e jetës së shqiptarëve në tokat e tyre.

Qëllimi i projektit është të krijojë një hartë të Shqipërisë dhe të përpilojë të dhëna në lidhje me vendet ku gjenden të dhëna dhe dëshmi të së kaluarës.


“Ajo që ne përpiqemi të kuptojmë është se kush ka jetuar këtu midis Apolonisë dhe Durrësit dhe ka ndërtuar këtë vendbanim. Babunja në Divjakë është përzgjedhur në mesin e shumë të tjerëve dhe për herë të parë bëjmë kërkime shkencore këtu. Organizimi urban i këtij fshati kodrinor është perfekt”, tha Manuel Fidler, arkeolog në Universitetin e Berlinit, raporton “worldbulletin.net”

Gërmime të tilla do të vijojnë edhe në muajt në vijim, ndërsa i gjithë kërkimi është pozicionuar në zonën kodrinore të Divjakës.