Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Filip Axhiq, kanë vizituar banesën ku është hapur një tunel, i cili të dërgon në Gjykatën e Lartë në Podgoricë.
Tuneli, i cili u minua nën ndërtesën e Gjykatës së Lartë në Podgoricë, të dërgon në banesën përballë ndërtesës së gjykatës, e cila është në pronësi private, gjë të cilën e kishte konfirmuar edhe ministri i Brendshëm malazez, Filip Axhiq.
Sipas ministrit, aksioni është përgatitur prej kohësh dhe i ngjante filmave aksion ndërsa është edhe sulm ndaj sistemit dhe shtetit, raporton N1.
Depoja e Gjykatës së Lartë në Podgoricë është thyer përmes një tuneli nëntokësor të zbuluar nga punonjëset a gjatë inventarizimit të sendeve të depozituara.
Një punonjëse ndjeu një fluks ajri të ftohtë dhe më pas së bashku me një kolege, pas një vitrine, gjeti një vrimë të hapur në mur.
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Boris Saviq, dyshoi se personi që gërmon tunelin u përpoq t’i afrohej dhomës së paraburgimit dhe se mund të kishte pasur një tentativë për t’u arratisur.
Një depo plot prova
Materiali provues për pothuajse të gjitha proceset gjyqësore ruhen në depon e gjykatës.
Dokumentet dhe rastet e veprave penale mbahen në cilësinë e provës dhe rreth 9.5 ton drogë, nga të cilat dy ton kokainë dhe shtatë ton marihuanë.
Saviq theksoi se depoja nuk ruan kompjuterët e Doa Kwon, tregtarit të arrestuar të kriptovalutave, i cili ishte në qendër të aferës para zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit.
Vijesti raportoi se çështja ndaj klanit kriminal të Kavacit është një nga ato të kontrolluara në depon e Gjykatës së Lartë të Podgoricës, pasi mafia gjeti rrugën për të hyrë në ambientet e atij institucioni.
Një foto e një vrime të zbuluar në depon e Gjykatës së Lartë që dërgon në një tunel poshtë ndërtesës është publikuar më parë në rrjetet sociale.
Jedini tunel izgrađen nakon 30. avgusta 2020. 👇🏻 pic.twitter.com/1gNSx7gmF3
— Janek (@nekboa) September 12, 2023
Apartamenti që të dërgon përmes një tuneli nëntokësor në ndërtesën e gjykatës është marrë me qira dy muaj më parë dhe aktualisht po kryhen kërkimet për ata që kanë qëndruar aty.
Gjatësia e tunelit është 30 metra, transmeton Telegrafi.
Hetimi duhet të përcaktojë se si është thyer depoja e Gjykatës së Lartë duke rishikuar video-përgjimin, ekspertimin e gjurmëve të marra gjatë hetimit, si dhe testimin poligrafik të punonjësve të atij institucioni. Gjithashtu, pas inventarizimit të provave nga depoja do të bëhet e ditur nëse diçka mungon.
Abazoviq: Mafia nuk do ta mposhtë shtetin
Pas vizitës në banesë, Abazoviq tha se dikush nga Gjykata e Lartë duhet të përfshihet në këto aktivitete sepse fillimi i gërmimit të tunelit përkon me fillimin e rinovimit të gjykatës dhe se do të kërkojë përgjegjësi prej përfaqësuesve të atij institucioni.
“Mafia sado e fortë të jetë financiarisht, sado mbështetje të ketë brenda institucioneve të sistemit, përfshirë drejtësinë, nuk do ta mposhtë shtetin. Shkalla në të cilën karteli i drogës është i përfshirë në Mal të Zi është përtej çdo gjëje që mund të imagjinohet. Besoj se janë shumë të shkatërruar dhe këto janë lëvizje të të dëshpëruarve, ndoshta në drejtim të kontaminimit të provave. Por këtu, siç janë përpjekur më parë, mendoj se edhe kjo është penguar dhe se duhet të kujdesemi që ata që e kanë bërë këtë të dalin para drejtësisë”, tha Abazoviq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zëdhënësja e Trumpit flet për ngrirjen e fondeve të USAID: Paguajmë për “punësimin e zgjuar” në Serbi dhe operat transgjinore
Marina amerikane teston armën e saj të re laserike që kurrë s’i mbaron fuqia – publikohen imazhet mbresëlënëse
Ish-kancelari gjerman Schröder në spital – zbulohet gjendja e tij
Trump pritet ta tërheq SHBA-në nga Këshilli i Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara
Rubio thotë se El Salvadori është "pajtuar të pranojë të dëbuar nga SHBA të çdo kombësie", përfshirë kriminelët amerikanë
Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli
Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze