LAJMI I FUNDIT:

Zbukurimet e varura në tavan bien mbi kokat e turistëve kinezë, “varrosen për së gjalli” (Video)

Zbukurimet e varura në tavan bien mbi kokat e turistëve kinezë, “varrosen për së gjalli” (Video)

Të paktën nëntë turistë janë lënduar, pasi që zbukurimet e varura në tavan befasisht ranë mbi kokat e tyre në qytetin kinez Huajin në provincën veriperëndimore Shansi.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qendrën turistike në malet Huashan, derisa dhjetëra turistë po qëndronin në shkallët elektrike, transmeton Telegrafi.


Menjëherë u aktivizuan dhjetëra ekipe emergjente për t’ju dalë në ndihmë të lënduarve, që kishin mbetur të ngujuar në rrënoja”.

Menaxhmenti i qendrës turistike kanë formuar një ekip që do të hetoj rastin që la të lënduar nëntë persona. /Telegrafi/