LAJMI I FUNDIT:

Zbritet nga shtylla elektrike një person pa shenja jete në Bërnicë

Zbritet nga shtylla elektrike një person pa shenja jete në Bërnicë
Foto: Ilustrim

Një person kishte mbetur në një shtyllë elektrike në fshatin Bërnicë të Prishtinës, meqë rast pas intervenimit të policisë e zjarrfikësve ai është zbritur në tokë pa shenja jete.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.


“Sot, më 16.09.2020, në ora 19:30, policia është njoftuar se në fshatin Bërnicë -Prishtinë, një person ka mbetur në një shtyllë elektrike. Janë njoftuar edhe ekipet emergjente mjekësore, KEDS-i dhe zjarrfikësit”, tha Krasniqi.

Ai shtoi po ashtu se personi i zbritur në tokë sipas ekipit mjekësor është pa shenja jete.

“Para pak çaste, personi që kishte mbetur në shtyllë elektrike, në fshatin Bërnicë, është zbritur në tokë. Sipas ekipit mjekësor, ai është pa shenja jete”, tha ai. /Telegrafi/