Kohët e fundit, Kosova ka shënuar ngecje në pjesëmarrjen e saj në forumet dhe nismat rajonale dhe e gjithë kjo ndërlidhet me arsyet politike, vlerësojnë deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe njohës të zhvillimeve politike.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së fundmi ka refuzuar të marrë pjesë në samitin e në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) organizuar nga Bosnjë e Hercegovina, për shkak të ftesës të cilësuar si jokorrekte dhe “denigruese” nga ana e presidentit aktual i këtij vendi, Milorad Dodik.
Për arsye të përafërta, presidenti Thaçi kishte refuzuar të marrë pjesë edhe në samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në muajin maj, në Sarajevë.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, anëtar i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson që mosprania e Kosovës në nismat dhe forumet rajonale nuk përbën lajm të mirë për vendin. Sipas tij, prania në këto nisma do ta fuqizonte shtetin e Kosovës si dhe prezencën në vendimmarrje lidhur me rajonin. Por, megjithatë, siç thotë ai, duhet parë arsyet që kanë çuar në mospjesëmarrjen e Kosovës në këto nisma dhe forume rajonale.
“Kosova dhe Serbia kanë një marrëveshje të nënshkruar në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, që Serbia nuk duhet ta pengojë Kosovën në nismat rajonale. Në këtë aspekt ajo po e bën pikërisht të kundërtën. Serbia ose aleatët e saj, në këtë rast Bosnjë e Hercegovina – gjegjësisht (Milorad) Dodik, si përfaqësues i Bosnjë e Hercegovinës – ka bërë një ftesë që realisht nuk përkon me gjendjen reale dhe me marrëveshjen. Në kuadër të kësaj, është e vështirë që Kosova të jetë prezente në këto takime, pavarësisht peshës dhe rëndësisë”, tha Reçica.
Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se mospjesëmarrja e Kosovës në nismat rajonale, në disa aspekte të caktuara, mund ta lë Kosovën prapa. Por, sipas tij, edhe në rastet kur Kosova shpreh vullnetin për të qenë pjesë e takimeve rajonale, në disa raste përballet me probleme të natyrës kryesisht politike, sidomos me shtetet që kanë probleme lidhur me shtetësinë e Kosovës, në veçanti Serbia e pastaj edhe Bosnjë e Hercegovina.
“Kjo na e dëshmon edhe një herë se sa të parëndësishme nganjëherë janë marrëveshjet e Brukselit, të cilat mund të arrihen në letër, por në qoftë se nuk ka zbatim të duhur të tyre, atëherë ato nuk vlejnë asgjë. Rasti konkret dhe përfaqësimi rajonal i Republikës së Kosovës, madje edhe me fusnotë, shpeshherë nuk po kryen punë, sepse Kosova thjeshtë po anashkalohet për shkak të pikërisht çështjes së pavarësisë së Kosovës dhe pengesës që ky proces i ka shkaktuar në aspektin politik te disa shtete tjera”, theksoi Murati.
Ngjashëm sipas tij është situata edhe me CEFTA-n dhe forumet tjera ndërkombëtare, ku shtetësia e Kosovës mbetet e kontestuar dhe tretmani për të nuk është i njëjtë sikurse për vendet tjera. Siç thotë ai, përderisa Serbia tash e sa kohë nuk i ka lejuar mallrat e Kosovës që të kalojnë nëpër atë vend dhe nuk ka pasur ndonjë reagim të CEFTA-s, në anën tjetër, vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksës prej 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia, ka nxituar reagim të madh të CEFTA-s.
Ndërkaq, deputeti Reçica shpreh mendimin që në një fazë, Marrëveshja e Brukselit për paraqitjen e Kosovës në forume dhe nisma rajonale me fusnotë, ka shënuar përparësi, për shkak se Kosova është ftuar dhe ka qenë e pranishme në këto nisma dhe forume rajonale.
“Mirëpo, me kohë, si dhe me destruksionin dhe angazhimin e Serbisë, ka filluar të zbehet prezenca e Kosovës, por njëkohësisht edhe mundësia për të prezantuar dhe për të qenë pjesë aktive në vendimmarrje në këto nisma rajonale. Ne e dimë që marrëveshja e përfaqësimit të Kosovës me fusnotë, ka qenë një marrëveshje kompromisi dhe e dimë saktësisht që nuk kemi dalë ashtu siç do të duhej. Po vërehet dhe po dëshmohet çdo ditë që ajo (fusnota) është e diskutueshme si mundësi për ta prezantuar Kosovën si shtet të pavarur”, vlerësoi Reçica.
Por, Murati thekson që ngecja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka ndikuar në stagnimin edhe të proceseve tjera, për shkak se shumë shtete, por edhe organizata dhe forume, e kanë lidhur fatin e raporteve me Kosovën, me përfundimin e dialogut.
“Rrjedhimisht, është e rëndësishme për Kosovën që të mbetet e përkushtuar për dialogun, sepse kjo është rruga e vetme përpara, për t’i zgjidhur problemet e hapura që i kemi me Serbinë. Kjo do t’i hapte rrugë më pas edhe një qasjeje pak më të mirë nga shtetet dhe organizatat tjera, nëse ne arrijmë një akord të pranueshëm me Serbinë, për çështjet që janë të hapura tani. Por, assesi kjo nuk duhet të kthehet në negociata për statusin e Kosovës, sepse Kosova tashmë është shtet dhe nuk duhet të diskutojë për çështje të sovranitetit dhe shtetësisë së saj”, u shpreh Murati.
Së fundmi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka refuzuar pjesëmarrjen në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Bosnje-Hercegovina, ka shkruar në rrjetin social Facebook, që “minimumi që kërkon Kosova për pjesëmarrje në forume të tilla është trajtimi i barabartë me shtetet tjera pjesëmarrëse”. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker